Parapërgatitja, apo paraloja e seksit është një ritual i domosdoshëm për të rritur sa më shumë dëshirën dhe kënaqësinë.
Nëse partneri juaj shkon menjëherë në temë, sugjerojini disa etapa alternative për të fituar një të mesme të përbashkët, e cilado t’ju japë kënaqësi të dyve.
Kështu, rruga për të arritur tek seksi do të bëhet më interesante.
Unë Xheni, ti Tarzani
Nëse përcaktoni që në fillim personazhet,pra rolet tuaja, atëherë rruga për të arritur tek seksi do të ishte më e këndshme dhe më shumë eksituese.
Njihni trupin tuaj
Njihu me vetveten, thotë një shprehje e lashtë greke. Shumë femra nuk arrijnë orgazmën për shkak se nuk e njohin reagimin e trupit të tyre. Mësoni që të arrini e vetme kënaqësinë, përqendrohuni tek ndjesitë tuaja dhe tek teknika që përdorni për të arritur orgazmën. Tregojini partnerit tuaj dhe jepini informacionin e duhur dhe keni për të parë që nxënësi do të bëhet më i mirë se mësuesi.
Nuk dini si t’i tregoni?
Superoni sikletin dhe drojën tuaj dhe përdorni falë të zgjedhura, në mënyrë që mos t’i transmetoni atij ndjesi pasigurie. Në vend që t’i tregoni se çfarë nuk ju pëlqen,më mirë tregojini atij se ku duhet t’ju përkëdhelë dhe me çfarë intensiteti. Mos kini frikë dhe tregohuni e drejtpërdrejtë.
Zonat erogjene
Cilat janë zonat erogjene? Gjoksi dhe organet gjenitale nuk janë të vetmet zona erogjene të trupit tuaj, të cilat të stimuluara në mënyrën e duhur prodhojnë kënaqësi. Veshi, mes këmbëve dhe kyçet janë disa zona, të cilat nëse përkëdhelen ashtu siç duhet mund të jenë stimulues mjaft të mirë të eksitimit.
Fantazi e çmendur
Vendosni në punë fantazinë tuaj. Me një kub akulli, me një pendë, me gishta, apo me gjuhë, me dritën ndezur apo fikur,mund të shkaktoni kënaqësi të ndryshme.


