• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET DËSHMIA RRËNQETHËSE/ Motra e ARIELËS: E vrau para syve të mi! Ai e kishte kërcënuar se…
Home
Sociale

ZBARDHET DËSHMIA RRËNQETHËSE/ Motra e ARIELËS: E vrau para syve të mi! Ai e kishte kërcënuar se…

25 January, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Aldison Belulaj e kishte kërcënuar Ariela Muratin, duke i thënë se nuk do të merrte njeri tjetër përveç tij. E megjithatë, vajza nuk kishte bërë denoncim në Polici. Kështu mësohet të ketë dëshmuar ditën e ngjarjes Boreta Murati, motra e studentes 21-vjeçare, që u vra në sytë e saj.

“E vrau para syve të mi dhe nuk munda të bëja dot asgjë. Ne nuk e dinim që ai ndodhej në Tiranë atë ditë. As ata të shtëpisë nuk na kishin thënë asgjë. Ai e kishte kërcënuar duke i thënë se nuk merrte njeri tjetër veç tij. Por ne nuk kishim bërë ndonjë ankesë në Polici, asnjëherë”, ka deklaruar motra e viktimës para oficerëve të Policisë Gjyqësore, shkruan “Panorama”.

Motra dhe kushërira e Ariela Muratit kanë qenë dëshmitare të krimit të rëndë, që ndodhi të dielën në Tiranë. Të tri vajzat kanë qenë bashkë, duke ecur në trotuarin para Universitetit të Mjekësisë, kur kanë takuar në rrugë autorin e ngjarjes, Aldison Belulaj.

Ky i fundit ka ndaluar duke i kërkuar Arielës që të sqaronin diçka bashkë vetëm për pak minuta. Vajza ka pranuar, ndërsa motra dhe kushërira e saj kanë ecur vetëm pak hapa më larg duke i lënë që të flisnin vetëm.

Por, menjëherë, mes tyre ka nisur një debat, që ka zgjatur jo më shumë se 60 sekonda. Në këtë kohë, 23- vjeçari Belulaj ka nxjerrë nga xhepi i xhupit një pistoletë dhe ka qëlluar një herë në kokë 21- vjeçaren.

Menjëherë ka kthyer armën nga vetja, duke tentuar edhe vetëvrasjen. Dy vajzat janë afruar për t’i ardhur në ndihmë Arielës.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, dëgjohen thirrjet dëshpëruese të motrës së viktimës, që kërkon ambulancën. “Thërrisni ambulancën… thërrisni ambulancën”, dëgjohen thirrjet me ngashërima të motrës së viktimës, ndërsa në video duken dëshmitarë të rastit, që përpiqen t’i vijnë në ndihmë duke parë nëse vajza ka shenja jete apo jo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë duhet të bëni para marrëdhënies, parapërgatitja që gjithçka të shkojë mirë
Previous article Fotografon reflektimin e gotës, vajzës nga Tirana i del...'Fantazma'!

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT