• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË BURGUN E PEQINIT/ Pas arrestimit të Kamber Hoxhës, një javë më pas emërohet drejtori i ri
Home
Breaking News

VRASJA NË BURGUN E PEQINIT/ Pas arrestimit të Kamber Hoxhës, një javë më pas emërohet drejtori i ri

22 December, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Florenc Doka është drejtori i ri i burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin. Sipas burimeve për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, mësohet se emërimi i Dokës është firmosur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Emërimi i tij vjen pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut dhe zyrtarëve të tjerë pas vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj. Florenc Doka më herët ka qenë pjesë e sistemeve të burgjeve. Doka është prezantuar nga drejtori Admir Abrija.

Në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com që prokuroria e Elbasanit ka dërguar për vlerësimin e masës së sigurisë të Sokol Mjacajt, i cili vrau në burg Arben Lleshin dhe plagosi shokun tjetër të qelisë Ilir Shaqjan është edhe dëshmia e Kamber Hoxhës, drejtorit të policisë së burgut të Peqinit, – ditën kur ndodhi ekzekutimi.

Kamber Hoxha kishte vëtëm 1 muaj që ishte komanduar në atë pozicion, ndërsa ishte me një karrierë 28 vjeçare si i punësuar në sistemin e burgjeve.

Nga dëshmia e tij mësohet si Sokol Mjacaj u zhvendos nga 41 – Biz në godinën B.

“Nga komunikimet që unë pata me punonjësit e ajrosjes mu tha që Sokoli i kishte kërkuar që të shkonte të merrte kafe në dhomë. Ka shkuar nga ajrosja që gjendet në katin e parë, për në katin e dytë ku ndodhej dhoma e tij, pastaj ka zbritur përsëri poshtë për të dalë për në shëshin e ajrosjes. Dhoma ku janë dy të dëmtuarit është dhoma e parë, majtas në katin e parë, në një distancë rreth 5 metër nga sheshet e ajërimit. Aty nga dritarja pasi i foli në emër të dëmtuarve i ka qëlluar me armë. Pastaj ndërhynë punonjësit e policisë dhe e çuan tek ambientet e takimit. Në këtë kohë Sokoli i vendosi pistoletën në qafë punonjësit të policisë, emrin e të cilit nuk e di. Pas kësaj e futën në dhomat e takimit të familjarëve. Derën ku u fut Sokoli e mbylli me shul hekuri (lloz) nga brenda”- ka deklaruar Hoxha.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THIRRI "OBJEKTIVIN" NË KOMISARIAT/ Ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni i përfshirë në tentativë për vrasje
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme do të jetë me vranësira, reshje shiu me stuhi dhe reshje bore

s.autor

Postime të ngjashme

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin Aktualitet

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT