• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DROGË NGA SIRIA NË SHQIPËRI E MË PAS NË BE/ SPAK çon për gjykim 21 trafikantë! Mes të akuzuarve, edhe një ish punonjës policie! U sekuestrua…
Home
Breaking News

DROGË NGA SIRIA NË SHQIPËRI E MË PAS NË BE/ SPAK çon për gjykim 21 trafikantë! Mes të akuzuarve, edhe një ish punonjës policie! U sekuestrua…

28 December, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim grupin kriminal që akuzohet për trafik droge nga Siria e Turqia në Shqipëri dhe më pas në BE. 20 anëtarë të grupi janë akuzuar për trafik ndërkombëtare droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, ndërsa Mirash Gjoni, ish punonjës policie ne Shkodër është akuzuar për korrupsion pasiv.

Konkretisht SPAK ka dërguar për gjykim të pandehurit: Endrit Bakiu, Sulo Pajo, Artur Sulaj, Arian Tola, Fadjon Cami, Viron Lekaj, Artan Agalliu, Shpëtim Pjeshka, Jani Çavo, Sonila Sula, Kudret Rustemaj, Besnik Ruçi, Pirro Capi, Jani Meçja, Edmond Kabashi, Tomi Hila, Leonard Nergjoni, Artin Kurti, Astrit Miska, Ervis Cilo, për veprat  penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. I pandehuri Mirash Gjoni, ish punonjës policie ne Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, ndërsa i pandehuri Besnik Ruçi, krahas veprave penale të mësipërme është akuzuar dhe për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione pubilke”.

SPAK thotë se nga hetimi është dokumentuar veprimtaria e një grupi të strukturuar kriminal, i cili e shtrinte aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike nga  vendet e Lindjes së Mesme, Turqi, Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së.

‘Nga hetimi i këtij procedimi penal është dokumentuar veprimtaria e një grupi të strukturuar kriminal, i cili e shtrinte aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike nga  vendet e Lindjes së Mesme, Turqi, Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së. Gjatë hetimeve të kryera janë dokumentuar linjat e trafikimit të lëndëve narkotike dhe personat e përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal si në Shqipëri, ashtu dhe në Itali e vende të tjera. Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences, Eurojust, Europol, Reparti i Karabinierisë Compagnia Borgo San Lorenzo (Firence), Policinë e Shtetit, Zyrën e Interforcës Italiane, kanë bërë të mundur dokumentimin e aktivitetit kriminal për 21 anëtarë të  grupit të strukturuar kriminal, të përfshirë në disa raste trafikimi të lëndëve narkotike nga vende të Lindjes së Mesme, drejt Shqipërisë dhe nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë e vendeve të BE-së.’- njofton SPAK.

Grupi e ka ushtruar veprimtarinë nga viti 2020 e në vazhdim, ndërsa institucionet ligjzbatuese kanë mundur të sekuestrojnë sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike në Durrës, Tiranë, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Maqedoninë e Veriut, në Greqi dhe Itali, në tetë episode trafikimi të lëndëve narkotike të llojit “Kokainë”,“Heroinë”,“Marijuanë”, “Risinë”. Vlera e drogës së sekuestruar është rreth 2.7 ml euro.

‘Veprimtaria kriminale e këtij grupi është zhvilluar për periudhën kohore nga viti 2020 e në vazhdim ku është bërë e mundur sekuestrimi i sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike në Durrës, Tiranë, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Maqedoninë e Veriut, në Greqi dhe  Itali, në tetë episode trafikimi të lëndëve narkotike të llojit “Kokainë”,“Heroinë”,“Marijuanë”, “Risinë”, e cila është  siguruar në Siri, Turqi dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, më pas është trafikuar në Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e BE-së.  Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 episode lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, “Heroinë”, “Marijuanë”, “Risinë”, “Canabis Sativa”, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro, si dhe automjete, pajisje kompjuterike, aparate celular dhe vlera monetare. Gjatë hetimit është dokumentuar edhe një rast korruptiv i një punonjësi të policisë së shtetit, i cili kundrejt përfitimit të parregullt ka ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal.’- bën të ditur SPAK.

Ky hetim penal është kryer në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore midis Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Firences, Itali, me koordinimin e Eurojust dhe Europol.

Në datën 26.12.2023 Prokuroria e Posaçme ka përcjellë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr.249 të vitit 2020, në ngarkim të 21 të pandehurve të mësipërm, me akuzat e tyre respektive. Ndërkohë është vendosur ndarja e çështjes për hetime të mëtejshme për fakte penale të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VIKTIMAT U PËRPLAS NGA MAKINAT E TJERA..."/ Detaje tronditëse nga aksidenti me 11 viktima në Turqi
Previous article AKSIDENT ZINXHIR NË TURQI/ 11 të vdekur dhe dhjetra të plagosur

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon sot ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon sot ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa

MOMENTET PREKËSE/ I liruar nga qelia, Niko Qarkaj puth duart e policëve, efektivët e përqafojnë Aktualitet

MOMENTET PREKËSE/ I liruar nga qelia, Niko Qarkaj puth duart e policëve, efektivët e përqafojnë

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv... Aktualitet

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT