“Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin po viziton Izraelin, disa ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden u tregua mjaft kritik ndaj sulmeve ushtarake në Gazë. Vizita e tij pason atë të këshilltarit për sigurinë, Jake Sullivan, i cili zhvilloi një takim me kreun e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abass. CNN raporton se Biden është nën presion, brenda dhe jashtë vendit, për të detyruar Netanyahun të ulë intensitetin e bombardimeve të rënda në Gazë.
CNN tha në fillim të këtij muaji se zyrtarët amerikanë prisnin që Izraeli të mund të kalonte deri në janar në një strategji hiper-lokalizuar me intensitet më të ulët që synon ngushtë militantët dhe udhëheqjen e Hamasit. Austin do të marrë përditësime mbi mënyrën se si Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, Kabineti i Luftës dhe Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant po vlerësojnë fazën aktuale të fushatës në Gaza dhe se si do të realizojnë kalimin në fazën tjetër.
“Bisedat e Austin do të përqendrohen në vlerësimin e fushatës së deritanishme, piketa specifike operacionale që duhet të arrihen”, tha një zyrtari i mbrojtjes.
Megjithatë, zyrtarët i thanë CNN javën e kaluar se pavarësisht protestave në rritje që Izraeli të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët, administrata e Biden nuk ka plane të vendosë kushte për ndihmën e saj ushtarake për vendin.


