• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SYNON “PËRJETËSINË” NË PUSHTET/ Putin befason, do garojë në zgjedhje si i pavarur
Home
Botë

SYNON “PËRJETËSINË” NË PUSHTET/ Putin befason, do garojë në zgjedhje si i pavarur

17 December, 2023 s.autor Botë

Dëshirën e tij për t’u përjetësuar si President i Rusisë, Vladimir Putin do ta realizojë në një mënyrë krejt të papritur për mbështetësit e tij dhe vetë kritikët në Perëndim. Kreu i Kremlinit sipas raportimeve të fundit nga Moska, do të kërkojë përsëri presidencën, por këtë herë duke garuar si një kandidat i pavarur në zgjedhje për të kërkuar një bazë të gjerë mbështetjeje.

Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se më shumë se 700 politikanë dhe figura të sportit dhe kulturës që përbëjnë një grup iniciative u takuan sot në Moskë dhe miratuan njëzëri kandidaturën e Putinit si i pavarur.

Putin, i cili ka qenë në pushtet si president ose kryeministër për më shumë se dy dekada, ka njoftuar se do të kërkojë një mandat tjetër gjashtëvjeçar në zgjedhjet e marsit të vitit të ardhshëm, të cilat ai pritet t’i fitojë me lehtësi.

Edhe pse ka mbështetjen e plotë të partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar”, ai vjen me inovacion në këto zgjedhje dhe lajmi është konfirmuar edhe nga Andrei Turchak, një zyrtar i lartë i kësaj force politike.

“Më shumë se 3.5 milionë anëtarë dhe mbështetës të partisë do të marrin pjesë aktive në fushatën zgjedhore”, tha Turchak, sipas agjencisë së lajmeve RIA.

Sergei Mironov, një politikan i lartë nga partia pro-Putin “Just Russia”, tha gjithashtu se ai do të mbledh nënshkrime në mbështetje të kreut të Kremlinit.

Sakaq, për liderin 71-vjeçar zgjedhjet janë një formalitet pasi ai gëzon mbështetjen e shtetit, medias shtetërore dhe pothuajse s’ka asnjë kundërshtim publik nga establishmenti. Mbështetësit e Putinit thonë se ai ka rivendosur rendin dhe krenarinë kombëtare që Rusia humbi gjatë kaosit që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik dhe se lufta e tij në Ukrainë është e justifikuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THIRRJE PËR SHQIPTARËT NË LUGINËN E PRESHEVËS/ Sot Serbia mban zgjedhjet parlamentare, lokale e krahinore
Previous article E FRIKSHME/ Pamje nga aksidenti me tre të vdekur në Prizren, po garonin me makina

s.autor

Postime të ngjashme

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

"PËRÇARJE" NË BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë Botë

"PËRÇARJE" NË BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një Botë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT