• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI NË BURGUN E PEQINIT/ Dëshmon sërish Sokol Mjacaj: Nuk do e kryeja vrasjen atë ditë nëse…
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI NË BURGUN E PEQINIT/ Dëshmon sërish Sokol Mjacaj: Nuk do e kryeja vrasjen atë ditë nëse…

17 December, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje te reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e kryer brenda burgut të Peqinit. ABC News mëson se ndër te tjera Sokol Mjacaj, ka deklaruar se po të mos e kishte marrë vesh se do të futej në regjimin 41 bis, nuk do ta kryente vrasjen, atë ditë. Për regjimin 41 bis, ai ka deklaruar se i kanë thënë të burgosurit e tjerë duke iu drejtuar “qenke i rrezikshëm ti Sokol, se do të fusin në izolim”.

Ai ka qëlluar 5 herë me pistoletën me mulli. Plumbat, Arben Lleshin e kanë kapur në pjesën e qafës dhe të gjoksit. Ndërkohë i plagosuri ka marrë një plumb në pjesën e barkut, ku plumbi ka hyrë dhe ka dalë, por sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sokol Mjacaj është pyetur për disa emra konkret, për sa i përket vrasjes së Arben Lleshit nëse ishte paguar apo jo, por ai ka vijuar të heshtë dhe të thotë se e vrau për sherrin brenda burgut.

Pasi ka vrarë Arben Lleshin, disa të burgosur te tjerë, miq të viktimës dhe të plagosurit, kanë ndjekur Sokol Mjacajn duke tentuar ta ndalojnë. Ai nuk ka pasur më fishekë dhe për të krijuar përshtypjen se kishte fishekë në armën e tij, është mbyllur tek dhoma e takimeve.

“Ju thashë, po erdhët këtu unë do t’ju vras, por realisht unë nuk kisha më fishekë në pistoletë”, deklaroi ai.

Kur ka mbyllur derën e korridorit të dhomave së takimeve nga brenda, ai ka bllokuar edhe familjarë te tjerë që ishin në takim me të burgosur të ndryshëm.

Njoftimi në policinë e Elbasanit është bërë me vonesë. Pas marrjes në pyetje, momentalisht Sokol Mjacaj është transferuar në burgun e Fierit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FRIKSHME/ Pamje nga aksidenti me tre të vdekur në Prizren, po garonin me makina
Previous article VRASJA NË BURGUN E PEQINIT/ Rrëzohet pista se arma është futur me dron, zbardhet dëshmia e Mjacajt

s.autor

Postime të ngjashme

BURG PASI DHUNOI TË MOSHUARËN NË AZIL/ Ja sa VITE u DËNUA ish-infiermieria në Pejë Aktualitet

BURG PASI DHUNOI TË MOSHUARËN NË AZIL/ Ja sa VITE u DËNUA ish-infiermieria në Pejë

BLLOKOHEN DY JET SKI NË SARANDË/ Shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve Aktualitet

BLLOKOHEN DY JET SKI NË SARANDË/ Shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT