• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRKESA E SPAK PËR ARRESTIMIN E BERISHËS/ Ambasadori britanik: Të respektojë ligjin, askush s’është imun
Home
Politikë

KËRKESA E SPAK PËR ARRESTIMIN E BERISHËS/ Ambasadori britanik: Të respektojë ligjin, askush s’është imun

16 December, 2023 s.autor Politikë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith nuk i kurseu vlerësimet për SPAK-un. Ai beson se puna më e rëndësishme që po bën prokuroria e Posaçme është se po tregon pavarësi në hetimin e politikanëve nga qeveria dhe opozita. ‘SPAK-u është një institucion i pavarur. Do të kenë mbështetjen tonë të plotë për të qenë në gjendje ta përmbushin mandatin e tyre.

Në fakt jam shumë i kënaqur, kur shoh që tani kemi parë ministra në detyrë dhe ish-ministra dhe njerëz nga opozita në hetim. Kjo tregon se në fakt cilësia e shtetit ligjor në Shqipëri po përmirësohet vërtet. Njerëzit duhet të fillojnë të kuptojnë se askush nuk mund të jetë imun ndaj ndjekjes penale dhe kjo është me të vërtetë e rëndësishme.”- u shpreh ambasadori britanik, duke mos lënë pa përgjigje dhe një pyetje tjetër që implikonte opozitën, e cila është në pritje të një arrestimi eventual të liderit të saj Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK-ut për ashpërsimin e masës së sigurisë.

A dobësohet opozita nga ky akt? Ambasadori nuk komentoi politikisht për përplasjen mes Berishës dhe SPAK-ut apo aktit të pritshëm nga parlamenti, por një mesazh e dha për të gjithë: “U takon institucioneve të zbatojnë rolet e tyre dhe të sigurohen që ato të zbatohen në mënyrën e duhur dhe në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, por sigurisht, nëse ka çështje që duhen trajtuar nga individët, atëherë ata individë duhet të respektojnë ligjin dhe të ndjekin procedurat.”-tha ambasadori britanik për emisionin “Pa censurë” në RTSH.

Pjesë nga intervista e ambasadorit britanik për emisionin “Pa censurë”

Elona Meço: Është i njohur qëndrimi juaj për zotin Berisha, por me kërkesën për arrestim e kreut të opozitës, besoni se do të ketë një dobësim të opozitës në të ardhmen dhe a ju intereson kjo?

Ambasadori britanik King-Smith: Shikoni, u takon institucioneve të zbatojnë rolet e tyre dhe të sigurohen që ato të zbatohen në mënyrën e duhur dhe në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, por sigurisht nëse ka çështje që duhen trajtuar nga individët, atëherë ata individë duhet të respektojnë ligjin dhe të ndjekin procedurat.

Elona Meço: Por kur flasim për ligjin, ka shumë opinione se SPAK po zbaton standarde të dyfishta, ndryshe për qeverinë dhe ndryshe për opozitën. Për qeverinë është më i butë, për opozitën më i ashpër. E keni vënë re këtë?

Ambasadori britanik King-Smith: Ne shohim që progresi që ka bërë Prokuroria e Posaçme SPAK është vërtet mbresëlënës. Dua të them, këtë vit, ju keni parë një sërë individësh, jo vetëm nga mazhoranca në qeveri, por edhe nga opozita, pra në të gjithë spektrin politik. Kështu që ne e shohim në të vërtetë që SPAK-u po luan rolin që ka, ashtu si duhet të veprojë. SPAK-u është një institucion i pavarur. Është me vend që ne të gjithë t’i inkurajojmë ata të përmbushin mandatin e tyre, por gjithashtu t’i mbështesim ata në këtë drejtim. Do të kenë mbështetjen tonë të plotë për të qenë në gjendje ta përmbushin mandatin e tyre. Por në fakt jam shumë i kënaqur kur shoh që tani kemi parë ministra në detyrë dhe ish-ministra, dhe njerëz nga opozita, dhe kjo tregon se në fakt cilësia e shtetit ligjor në Shqipëri po përmirësohet vërtet. Duhet të bëhet më shumë përparim dhe duhet bërë siç thoni ju, në mënyrë që të gjithë t’i nënshtrohen sundimit të ligjit dhe mendoj se ajo që është e rëndësishme është që njerëzit të fillojnë të kuptojnë se askush nuk mund të jetë imun ndaj ndjekjes penale dhe kjo është me të vërtetë e rëndësishme.

Elona Meço: Shpresoj të jetë kështu. T’ju bëj një pyetje që jua bëjnë zakonisht, megjithëse nuk pres ndonjë përgjigje të kënaqshme prej jush. Ka një listë tjetër non grata nga Mbretëria e Bashkuar?

Ambasadori britanik King-Smith: Unë kam thënë gjithçka që do të jem në gjendje të them për këtë, në thelb procesi duhet të lejohet të ecë në rrjedhën e tij dhe ne do të vazhdojmë me politikën që kam përcaktuar.

Elona Meço: Pra ka?

Ambasadori britanik King-Smith: Siç e kam thënë edhe më herët, Britania e Madhe do të ndërmarrë veprime të mëtejshme kur ta gjykojë të përshtatshme për ta bërë këtë dhe ne do të ndjekim procedurat dhe u takon ministrave që t’i marrin ato vendime, por nuk mund t’ju jap më asnjë tregues sepse nuk do të ishte e përshtatshme për të paragjykuar ato vendime.

Elona Meço: Dhe një sqarim tjetër. Ka zëra që flasin se ambasadori i emëruar shqiptar në Londër nuk ka marrë ende dakordësinë nga qeveria juaj për të nisur zyrtarisht punën. Si qëndron e vërteta?

Ambasadori britanik King-Smith: Padyshim që po ndiqet një proces formal për konfirmimin e ‘Marrëveshjes’ për Ambasadorët. E di që është në proces dhe e kuptoj që vendimi për këtë do t’i komunikohet shumë shpejt Qeverisë së Shqipërisë. Mezi pres të punoj me ambasadorin e ri në fillim të vitit të ri për të krijuar një bashkëpunim pozitiv për vitin e ardhshëm.

Elona Meço: Pra është çështje kohe?

Ambasadori britanik King-Smith: Pra, mendoj se do të dëgjohet shumë shpejt, shpresoj.

Gazetare: Elona Meço

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË ELBASAN/ E kapën duke vjedhur kabllot e energjisë elektrike, 29-vjeçari gjuan policët me gurë
Previous article MOTI I KEQ NË LEZHË/ Era e fortë rrëzon pemën e Krishtlindjeve, dëmtohet edhe dekori festiv

s.autor

Postime të ngjashme

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

“KUNDËRSHTARËVE TË MI”/ Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua… Politikë

“KUNDËRSHTARËVE TË MI”/ Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT