• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU DHËNDRIN PAS SHERRIT PËR KUJDESTARINË E FËMIJËVE/ Burg përjetë për Mexhit Picarin! Apeli ul dënimin për të bijën
Home
Breaking News

VRAU DHËNDRIN PAS SHERRIT PËR KUJDESTARINË E FËMIJËVE/ Burg përjetë për Mexhit Picarin! Apeli ul dënimin për të bijën

8 December, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Apelit ka shpallur dje (12.07.2023) vendimin për Mexhit Picarin dhe të bijën Dhurata Saliaj, të cilët akuzohen për vrasjen e Kudret Saliajt.

Apeli ka vendosur dënimin me burgim te përjetshëm për Mexhit Picarin, ndërsa e bija, Dhurata Saliaj, u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim. Kjo e fundit akuzohet për krijim të kushteve për të kryer vrasjen. Për Dhurata Saliajn gjykata rrëzoi akuzën për bashkëpunim në vrasje.
‘Konkretisht Mexhit Picari u deklaruar fajtor kryerjen e veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c te Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim te përjetshëm; për kryerjen e veprës penale “Vrasja e funksionareve publike”, parashikuar nga neni 79/a e 22 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 30 (tridhjete) vjet burgim; Deklarimin fajtor për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit, parashikuar nga neni 278/1 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pese) vjet burgim. Në baze të nëntin 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm dhe dënimin e të pandehurit Mexhit Picari me burgim të përjetshëm. Ndërsa Dhurata Saliaj, u deklarua fajtore për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 4 (katër) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.’- njoftoi gjykata e Apelit
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku Mexhit Picari, 53 vjeç vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. Kudret Saliaj u qëllua me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba.
Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij në këtë proces divorci, Adriatik Cama i cili po ashtu mbeti i plagosur. Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, ku mamaja do t’i takonte në prani të psikologes! E vetme, pa 3 fëmijët, për të cilët ka humbur kujdestarinë dhe pa bashkëshortin që sot nuk jeton më, 33-vjeçarja Dhurata Saliaj ndodhet në paraburgim me babanë, i cili më 4 qershor vrau me 5 plumba, bashkëshortin me të cilin ishin në proces divorci.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA DREJTËSIA TEK INTELIGJENCA ARTIFICIALE/ Zbardhet axhenda e Kongresit të jashtëzakonshëm të PS. Ja gjashtë panelet
Previous article DËNOHET ME BURG RUDINA DEMBACAJ/ Falsifikoi firmën e ish-burrit për të nxjerrë vajzën jashtë vendit

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT