Ish-kunati i mbretëreshës Letizia, Jaime Del Burgo, ka zbuluar se ai ka qenë në një lidhje romantike me 51-vjeçaren përpara se të martohej me motrën e saj, Telma Ortiz.
Jaime Del Burgo, 53 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Britani, kohët e fundit ka folur për librin e gazetarit Jaime Penafiel “Letizia & I”, në të cilin rrëfen gjithçka që ka ndodhur mes tij dhe Mbretëreshës Letizia.

Del Burgo, aktualisht një sipërmarrës dhe djali i ish-politikanit Jaime Ignacio del Burgo, ishte i martuar me motrën e Letizia, Telma, nga viti 2012 deri në 2014. (Pas tij, Telma u martua me avokatin irlandez Gavin Bonnar, i cili dikur ishte i martuar me Sharon Corr).
Në libër, Del Burgo thotë se çifti ka pasur lidhje edhe pas martesës së Letizia-s me mbretin Felipe në vitin 2004. (Përpara se të martohej me mbretin, Letizia ishte e martuar me një mësues letërsie, Alonso Guerrero Perez në vitin 1998-1999).
Ai tregon se u njoh me Letizian para vitit 2000 dhe marrëdhënia e tyre nisi me një udhëtim romantik në Venecia. Jaime Del Burgo po mendonte t’i propozonte Letizias, por gjatë një darke në vitin 2002, ajo i tha se po dilte me një “diplomat misterioz”.
Si provë për të mbështetur deklaratën, Del Burgo postoi një foto të Letizias në Twitter/X, të cilën më vonë e fshiu.


