Një plagosje me thikë është raportuar në Tiranë në zonën e njohur si ‘Kodra e Priftit’.
Sipas burimeve për Report Tv, kunati ka plagosur me thikë kunatin, pas një debati që kanë pasur me njëri-tjetrin.
Kunati e ka goditur kunatin në dorë dhe sipas raportimeve, i lënduari është duke marrë trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Më datë 03.12.2023, rreth orës 15:35, në SUT është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi S. H., 57 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Priftit”, i cili në banesë, gjatë një konflikti me kunatin e tij, shtetasin S. T., 57 vjeç, është dëmtuar në dorë, me mjet prerës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.’- njofton policia.


