• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GËRMIMI I ESHTRAVE TË USHTARËVE GREKË/ Banorët e Dragotit: Janë skelete të italianëve
Home
Aktualitet
Reportazh

GËRMIMI I ESHTRAVE TË USHTARËVE GREKË/ Banorët e Dragotit: Janë skelete të italianëve

24 January, 2018 g.autor Aktualitet, Reportazh

Gërmimet për zbulimin e eshtrave të ushtarëve grekë po kryhen nën masa të rrepta sigurie, duke mos lejuar asnjë person të paautorizuar t’i afrohet vendit, ku operohet në zbulimin e eshtrave.

Forca ruajtëse të Policisë së Shtetit apo dhe Ministrisë së Mbrojtjes, qëndrojnë në ruajtje 24 orë pa pushim, me qëllim mosafrimin e asnjë elementi tjetër, që nuk rezulton pjesë e grupeve të përbashkëta të inspektimit.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej gjysmë hektarë në fshatin Dragot të Tepelenës, ku kërkimet nisën fill pas marrëveshjes Shqipëri-Greqi të arritur nga bisedimet e dy ministrave të Jashtëm në qytetin e Korçës.

Deri tani, mësohet se janë zbuluar katër varre të ushtarëve grekë, ndërkohë që është punuar për të pestin dhe të gjashtin.

Moti mjaft i ftohtë, që ka mbizotëruar ditën e djeshme, nuk ka favorizuar shumë ecurinë e punimeve në terren, pasi është punuar me shumë kujdes, me qëllim që mos të dëmtohen eshtrat e sidomos kafkat.

Grupin e inspektimeve në terren e udhëheq një specialist grek ish-ushtarak, i cili është marrë edhe me zhvarrime në zona të tjera të Greqisë apo jashtë saj.

Ende nuk është e qartë nëse eshtrat i përkasin ushtarëve grekë apo atyre italianë, ndonëse për këta të fundit ka pasur një mision gjatë viteve ’60 për tërheqjen e eshtrave të tyre.

Grupi në terren përbëhet nga 12 persona, prej të cilëve shumica shqiptarë, ku katër prej tyre punëtorë krahu, që merren me gërmimet me kazmë e lopatë, shefi i shërbimeve publike në Bashkinë e Tepelenës si dhe përfaqësues nga Ministria e Jashtme dhe asaj e Mbrojtjes.

Ndërkaq, mesditën e djeshme, në parcelën e hapur për gërmimin e varreve ku gjenden eshtrat e ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka qenë edhe konsulli grek i Gjirokastrës, Vasileos Tolos, i cili ka qëndruar jo më tepër sesa 30 minuta.

Me gjithë interesimin e mediave greke dhe shqiptare, të cilat kanë qenë në terren, konsulli grek nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me procesin e gërmimeve në Dragot.

Ndërkohë, banorë të zonës, thonë se varret e ushtarëve grekë gjenden në pjesë të largët të Ballabanit në Përmet. Xhezo Canaj, 67 vjeç, shprehet se në Dragot kanë rënë ushtarë italianë, ndërsa numri i ushtarëve grekë është i pakët.

Ai kujton kur ka qenë i ri në moshë, sesi misioni italian i kërkimit të varreve të ushtarëve në vitet ’60 në fushën e Dragotit, aty ku sot janë hapur parcelat për kërkimin e ushtarëve grekë, zbuloi shumë varre, të cilat i përkisnin ushtrisë italiane.

“Ata, mesa mbaj mend, ishin me medaljone dhe u transportuan me kafshë në atë periudhë”,- tregon Canaj.

Ndërsa një tjetër banor i zonës, Etem Melaj, shprehet se ushtarë grekë mund të ketë në zonë tjetër dhe jo në Dragot. Pas gërmimeve në fushën e Dragotit, kërkimet do të vijojnë në zonat e tjera të Këlcyrës dhe Përmetit, por ndërkohë që këto zona deri më tani, përbëjnë sekret.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Arsenal përmbys rezultatin ndaj Chelseas, Xhaka autor i golit
Previous article Analisti i Sigurisë: Ushtria e Serbisë për tri orë e merr veriun e Kosovës, nëse do

g.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT