• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
101 SHQIPTARË NË TRE MUAJ NË BURG/ Shumica të dënuar për kultivim të hashashit në shtëpi
Home
Aktualitet
Kronikë

101 SHQIPTARË NË TRE MUAJ NË BURG/ Shumica të dënuar për kultivim të hashashit në shtëpi

2 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nga monitorimi i çështjeve të gjykuara në gjykatat angleze dhe në Uells, gazeta Daily Telegraph publikoi një investigim ku thuhet se për periudhën Gusht-Tetor 2023, janë dënuar 101 shtetas shqiptarë.

Në shkrimin me titull “Emigrantët ilegal shqiptarë të dënuar për epideminë e fermave të kanabisit” theksohet se nga këta 101 persona, 77 prej tyre u dënuan për përfshirjen në kultivim kanabisi në shtëpitë e barit. Totali dënimeve të tyre shkon në 300 vite burg.

Daily Telegraf shkruan se katërfishimi numrit të shqiptarëve të dënuar për shtëpitë e barit lidhet me masat e ndërmarra nga qeveria angleze për të ndaluar punësimin e emigrantëve ilegal. Në të tilla kushte emigrantët ilegal shqiptarë në Angli dhe Uells përfshihen në kultivimin e kanabisit. Gjatë 5 viteve të fundit grupet kriminale shqiptare në Angli, nxorën jashtë loje grupet vietnameze të specializuar për ngritjen e shtëpive të barit.

Gjykatësi Geraint Ëalters duke lexuar masën e dënimit për një grup shqiptarësh u shpreh se “ata kanë arritur një nivel epidemik duke e kthyer rritjen e kanabisit në një nivel industrial”. Shkrimi ilustrohet me rastin e 20-vjeçarit Artemis Shehu i dënuar me 1 vit burg pasi u kap në një shtëpi bari në Norfolk Broads. Ai tha se u kishte 2.500 stërlina borxh atyre që e sollën në Angli.
Një tjetër gjykatës Andreë Shaë është shprehur në vendim se “grupet shqiptare po sofistikohen dhe kanë të gjitha tiparet e krimit të organizuar.

“Ne duhet të përçojmë mesazhin se nëse një i ri shqiptarë thotë se është mbyllur brenda një shtëpie bari nga financuesit e këtij biznese, kjo nuk është një kartë për tu luajtur e i shpëtuar dënimit” ka thënë gjykatësi Andrew Shaw.

Daily Telegraph këtë përfshirje masive të shqiptarëve në shtëpitë e barit e lidh me konstatimin e Agjencisë Britanike të Krimit se “risku është i vogël, përfitimi shumë i madh në një kohë kur gjatë vitit 2021 britanikët konsumuan 240 ton kanabis me vlerë 2.4 miliard stërlina”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DURRËSI DESTINACION DHE NË DIMËR/ Turistët e huaj rezervojnë hotelet për ndërrimin e viteve
Previous article NË 2019 LIRIDONA DHE NAIMI KISHIN APLIKUAR PËR DIVORC/ Detaje të reja nga krimi, autori mori 15 mijë euro paradhënie për vrasjen

s.autor

Postime të ngjashme

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës? Aktualitet

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes Aktualitet

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën Aktualitet

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT