• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
1.2 MILIONË EURO DËM SHTETIT/ Nis gjyqi për Arlind Gjokutajn! Pranohet kërkesa e tij për gjykim të zakonshëm
Home
Aktualitet
Kronikë

1.2 MILIONË EURO DËM SHTETIT/ Nis gjyqi për Arlind Gjokutajn! Pranohet kërkesa e tij për gjykim të zakonshëm

1 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Tiranes pranoi kërkesën e ish-sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Financave Arlind Gjokutajt për ndarjen e çështjes për gjykim të zakonshëm, ndërsa dy të tjerët, përkatësisht përmbaruesi Alban Ruli dhe Ilir Thana kërkuan gjykim të shkurtuar kërkesë e cila u pranua.

Gjithashtu gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë per pushimin e ceshtjes per drejtorit juridik të Ministrisë së Financave Fatmir Hoxha. Ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj është arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa iu zëvendësua dy herë masa e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie dhe më pas më detyrim paraqitje.
Arrestimet erdhën pas hetimeve ndaj shtetasit Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim, ndërsa për zyrtarët e ministrisë u hetua lidhur veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin duke i shkaktuar një dëm ndaj Çështja ka të bëjë me një magazinë që shteti ia shiti Ilir Thanës në 1992-shin, por Komisioni i Kthimit të Pronave ia mori 3 vite më vonë për t’ia kaluar pronarëve të vërtetë. Pas kësaj, Thana dëmshpërblye me këste me vlerën e pronës sipas çmimit të tregut. Ilir Thana mori përmes bankës vetëm 400 mijë euro dhe pjesa tjetër e parave do t’i kalonte në muajt në vijim. Në 2021-shin, edhe pse ishte dëmshpërblyer një herë, Ilir Thana duke përdorur përmbaruesit kërkoi arriti në vlerësimin e pronës që nuk ishte më e tija, deri në vlerën 1.2 milionë euro.
Çfarë ka ndodhur hap pas hapi sipas prokurorisë:
1992-i shitet nga shteti Ilir Thanës magazina industruale
1995-Komisioni i kthimit të pronave ia merr dhe ia jep një tjetër personi
1996-Gjykata e Tiranës vendos dëmshpërblimin e Ilir Thanës me rreth 103 mijë lekë
2000-Apeli konfirmon vendimin e shkallës së parë për dëmshpërblimin e Ilir Thanës me rreth 103 mijë lekë
Pas vendimit të Gjykatës Ministria e Financave nis zbatimin e tij duke kthyer paratë
2005-Në shkelje të ligji Ilir Tana shet ndërtesën edhe pa qenë ligjërisht pronar
21 qershor 2022 Ministria e Financave njoftohet për shitjen e vitit 2005, megjithatë vijojnë procredurat për dhëniën e parave për Ilir Thanën, në bazë të një rivlerësimi të bërë në vitin 2021 në vlerën 82.6 milionë lekë.
9 gusht 2022-Përmbaruesi Alban Ruli rivlerëson objektin me rreth 1.2 milionë euro
Ministria e Financave nga kjo shifër i kalon Thanës rreth 400 mijë euro, një pjesë motrës së tij Shpresa Prifti
Prokuroria urdhëron sekuestrimin e llogarive bankare të Thanës dhe motrës së tij
Dhjetor 2022-Arrestohet Ilir Thana me akuzën e mashtrimit
Janar 2023-Arrestohen zyrtarët e Ministrisë së Financave me akuzën e ‘Shpërdorimit të detyrës’buxhetit të shtetit në shifrën e 1.2 milionë eurove.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET ATHINA/ Ekzekutohet me armë zjarri shqipëri në Greqi
Previous article VRAU FQINJIN PËR KANALIN E UJËRAVE TË ZEZA/ Maliq Marku i penduar: Gjithçka ndodhi shumë shpejt, më ofenduan

s.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT