• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU FQINJIN PËR KANALIN E UJËRAVE TË ZEZA/ Maliq Marku i penduar: Gjithçka ndodhi shumë shpejt, më ofenduan
Home
Breaking News

VRAU FQINJIN PËR KANALIN E UJËRAVE TË ZEZA/ Maliq Marku i penduar: Gjithçka ndodhi shumë shpejt, më ofenduan

1 December, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Maliq Marku, autor i vrasjes së Shefqet Hasës dhe plagosjes së Besim Keçës, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Tiranës.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt, ata të dy më kanë ofenduar gjatë ditës së djeshme”, ka deklaruar ai.
Para bluve ai ka konfirmuar debatin që kanë patur për mosmarrëveshje për kanalizimet. Sipas 70-vjecarit ka kërkuar të sqarohet me fqinjët por situata doli nga kontrolli dhe në gjaknxehtësi e sipër mori armën në shtëpi dhe qëlloi ndaj tyre. Ai pretendon se ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe ka shprehur pendesë për veprimin.
Si ndodhi vrasja
Disa kohë më parë, vetë banorët e rrugës kanë mbledhur para për ndërtimin e kanalit të ujërave të zeza, por Maliq Marku nuk ka paguar ngaqë ka qenë jashtë shtetit dhe nuk i është dashur. Pasi është kthyer një javë më parë nga Anglia, Maliq Marku ka shkuar tek ujësjellësi për të lidhur edhe banesën e tij me kanalin e ujërave të zeza. Ujësjellësi ka bërë piketimin, ndërsa 2 fqinjët kanë shkuar për t’i thënë që nuk do ta ndërtonte. Në gjaknxehtësi e sipër, pas debatit mes tyre, 70 vjeçari ka marrë pistoletën në banesë dhe ka qëlluar duke lënë të vdekur në derë të shtëpisë së tij njërin prej fqinjëve.
Shefqet Hasa i cili ndërroi jetë ka marrë katër plumba, ndërsa 2 plumba, 1 në bark e 1 në këmbë i plagosuri. Në momentin e të shtënave, në afërsi të lagjes ka qenë polici i zonës i cili pasi ka dëgjuar krismat është afruar dhe ka gjetur personin e plagosur duke vrapuar, të cilin e ka marrë me makinë. Më tutje ka gjetur të vdekur Shefqet Hasën. Pas krimit autori Maliq Marku ka hyrë në banesë por kur kanë shkuar efektivët për ta arrestuar fillimisht ka bërë rezistencë për t’u dorëzuar, por pas negociatave ka hedhur armën në bahçe dhe më pas i kanë vënë prangat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 1.2 MILIONË EURO DËM SHTETIT/ Nis gjyqi për Arlind Gjokutajn! Pranohet kërkesa e tij për gjykim të zakonshëm
Previous article U MOR PENG NGA HAMASI/ 21-vjeçarja: Ishin njerëz të mirë, u treguan shumë të sjellshëm

s.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos... Aktualitet

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos...

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin Aktualitet

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit Aktualitet

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT