Sipas konkluzioneve të hetimeve, Arkez Dibrani ishte në krye të organizatës, me stacion në Shqipëri, nga ku drejtonte trafikun e drogës, duke marrë vendime për transportin e lëndës narkotike dhe duke siguruar drejtuesit dhe mjetet e kompanisë së transportit “Ke.gi” për veprimtari të paligjshme.”, me qendër në Durrës.

Po ashtu, Dibrani u ndihmua nga Samuel Garuja, Isa Garuja dhe Samuel Muça. Të tre ishin përgjegjës për rrjetin e shpërndarjes së drogës në Catanzaro, duke vendosur kontakte me blerësit me shumicë të heroinës. BW