• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI TRONDITËS i të miturit shqiptar: Kur ziheshin mami me babin largoja thikat dhe gjërat e mprehta
Home
Aktualitet
Kronikë

RRËFIMI TRONDITËS i të miturit shqiptar: Kur ziheshin mami me babin largoja thikat dhe gjërat e mprehta

25 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në podcast-in e radhës “Fol me Anila Hoxhën” dhe që transmetohet të shtunën e fundit të çdo muaji në Top Albania Radio, tema e diskutimit ishte dhuna në familje.

Emisioni u hap me rrëfimin ekskluziv të një të mituri, i cili është rritur duke parë dhunën e vazhdueshme që i ati ushtronte ndaj së ëmës. Nga traumat e ngjarjeve që pa mes prindërve, me urdhër të gjykatës i mituri po trajtohet nga psikologët. Fjalët e tij janë dëshmi që provojnë sesi dhuna lë pasoja të shumëfishta, jo vetëm ndaj viktimës por edhe ndaj fëmijëve të tyre apo kujtdo anëtari që është dëshmitar i asaj dhune në shtëpi. Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës deklaron se në katër vitet e fundit 625 të mitur u dhunuan fizikisht nga njëri prindër dhe 1217 të tjerë u mbështetën nga Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijës mbas abuzimit psikologjik që përjetuan në familje.

Anila Hoxha:-Për çfarë ke më shumë frikë në ato momente?

Fëmija: Kisha frikë se mos godiste mamin ose mos i bëntë ndonjë gjë mamit. Kur je fëmijë dhe shikon prindërit që zihen është një ndjenjë e keqe dhe është shumë ndryshe nga gjërat e tjera. Në ato momente kam shumë frikë sepse mund të bëjë ndonjë krim ose ndonjë gjë se mund të marrë ndonjë thikë dhe mund të plagosë mamin ose mund të godasë. Prej 3-4 vitesh që kam frikë për këtë. Isha me panik dhe kur dilja nga shtëpia thoja ishalla nuk i bën gjë mamit, kur hyja në shtëpi, ishalla nuk shikoj ndonjë gjë që nuk pritet dhe gjëra të tilla.

-Çfarë bëje?

– Në këto raste kur ziheshin mami me babin largoja thikat dhe gjërat që ishin të mprehta, gjërat që mund të bëjnë gjërat që nuk mund të priten.

– Kur hynte babi në shtëpi çfarë mendoje?

– Kur hynte babi gjithmonë e shikoja nga sytë se mendoja se mund të ishte normal.

– Kur ishte normal ti lumturoheshe?

-Po ndihesha i qetë dhe nuk kisha panik.

– Si e shprehje ti, ato momentet e dhunës? Pikturoje çfarë bëje, i tregoje shokëve apo nuk i thoje askujt?

-Nuk i thoja askujt vetëm një shoku që e kam në klasë, e kam për besë, i kam treguar.

-E di se çfarë numri ka policia?

– Po, ka 112, ose 129.

– I ke telefonuar ndonjëherë?

– Po, vetëm kur babi bënte ndonjë gjë shumë të madhe

– I kishe thënë ndonjëherë mësueses, që po unë kam parë që ka dhunë në shtëpinë time?

– Në klasë të pestë po. Unë besoja se kur mund të vinte një ditë ndryshe dhe mund të ndryshonte gjithçka në jetën tonë.

– Kjo gjë nuk ndodhi?

– Jo.

– Çfarë do bëhesh kur të rritesh?

– Do bëhem polic apo gjykatës.

-Po pse polic apo gjykatës?

– Sepse dua të mbaj drejtësinë në vendin ku do jem dhe të mos lë asnjë dhunë në familje apo ndonjë gjë tjetër./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAMAS-IZRAEL/ Zgjidhet vonesa e lirimit të pengjeve! Ministria e Jashtme e Katarit: Negocioi Egjipti
Previous article EMRAT/ Brenda ‘berberhanës’-kazino të 2 vëllezërve shqiptarë në Londër, 1 milionë paund “mall”

s.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë... Aktualitet

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë...

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë Aktualitet

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë Aktualitet

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT