• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“EMIGRANTËT”/ Scholz: Po vështrojmë me interes marrëveshjen Itali-Shqipëri! Meloni: Duhet të hapë rrugën…
Home
Botë

“EMIGRANTËT”/ Scholz: Po vështrojmë me interes marrëveshjen Itali-Shqipëri! Meloni: Duhet të hapë rrugën…

22 November, 2023 s.autor Botë

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se po e vëzhgon me interes se si do të implementohet marrëveshja Meloni-Rama për hapjen e qendrave të pritjes së refugjatëve në Gjadër të Shqipërisë. Scholz tha gjatë një konference me kryeministren italiane Giorgia Meloni, të mërkurën në mbrëmje, 22.11.2023.

Në Berlin, se marrëveshja është hetuar nga Komisioni i BE-së, dhe se është në përputhje me të drejtën evropiane. “Është interesante për ne ta shikojmë se si do të zhvillohet”, Pyetjes nëse marrëveshja mund të shërbejë si shembull për Gjermaninë, Scholz iu përgjigj me rezervë duke vënë në dukje lidhjen fqinjësore mes Shqipërisë dhe Italisë: “Këtu ka një specifikë që ka të bëjë me fqinjësinë territoriale mes dy vendeve: Ata i ndan vetëm një det”. Sa për Gjermaninë, Scholz tha se po përpiqet të krijojë aleanca në nivel të barabartë me vendet e prejardhjes, sidomos ato afrikane.

Meloni tha se marrëveshja me Shqipërinë është një “marrëveshje kornizë që duhet të plotësohet me detajet dhe normat e duhura”. Ajo tha se edhe Shqipëria do të bëjë “maksimumin për ta kthyer atë një një marrëveshje inovative që mund të shërbente si bazë për të marrëveshje të ngjashme me vende të treta”. Se kur do të ndodhë kjo, kjo do të shihet, tha Meloni.

Marrëveshja Meloni-Rama në fillim të nëntorit shkaktoi një debat të gjërë në Gjermani, pasi edhe Gjermania dhe vende të tjera po përpiqen të gjejnë partnerë që pranojnë refugjatë. Scholz kishte qenë në fillim të muajit vetë në disa vende afrikane, si Ghana dhe NIgeria por asnjëra prej tyre nuk ishte treguar e gatshme për të hapur qendra të tila pritjeje.

Konferenca e shtypit mes Giorgia Melonit dhe Olaf Scholz në Berlin u zhvillua pasi dy krerët e shteteve nënshkruan një plan veprimi plan veprimi për thellimin e marrëdhënieve në fushën e ekonomisë, mbrojtjes, mbrojtjes së klimës dhe migrimit. Meloni e quajti atë historike. Konsultat e fundit qeveritare mes dy shteteve evropiane ishin zhvilluar para 16 vitesh./dw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA E PLOTË/ Nga Breçani, tek Zeneli dhe Murati. Zbardhen bisedat e plota të grupit kriminal për trafikun e drogës
Previous article BREÇANI DHE BANDA E POLICËVE/ Nesër del në gjyq: Dosja hetimore e grupit të arrestuar me urdhër të SPAK

s.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë Botë

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa Botë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende Aktualitet

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT