• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PREJ NJË JAVE TË BLLOKUAR NË TUNELIN E SHEMBUR/ 40 punëtorë mbetën të ngujuar në Indi
Home
Nderkombetare

PREJ NJË JAVE TË BLLOKUAR NË TUNELIN E SHEMBUR/ 40 punëtorë mbetën të ngujuar në Indi

19 November, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Një javë më parë, një tunel u shemb në Indi. Rreth 40 minatorë u bllokuan në të, ndërsa vijojnë të jenë të ngujuar. Në mënyrë që shpëtimtarët të arrijnë tek ata duhet të shpojnë rreth 60 metra. Ditën e djeshme në vendin e aksidentit ka mbërritur një shpuese e re, pasi e vjetra është dëmtuar gjatë përpjekjes për të shpuar një kalim nëpër shkëmbinj.

Deri më tani, ata kanë arritur të shpojnë rreth 24 metra, tha Devendra Patwal, një zyrtar i menaxhimit të fatkeqësive. Ai tha gjithashtu se janë duke menduar për mënyra të reja të nxjerrjes së punëtorëve. Ndoshta ata do të përpiqen të përdorin makinën e re për të shpuar një vrimë në majë të kodrës, nën të cilën punëtorët janë bllokuar. Deepa Gaur, një zëdhënëse e qeverisë, tha se metoda do të zgjaste më shumë sepse në atë rast ata do të duhet të gërmojnë rreth 100 metra për të arritur te punëtorët. Tuneli 4.5 kilometra i gjatë ndodhet në shtetin verior të Uttarakhand dhe është pjesë e autostradës Char Dham, një nga projektet më ambicioze të qeverisë së kryeministrit indian Narendra Modi.

Autoritetet nuk kanë thënë se çfarë e shkaktoi shembjen e tunelit, por rajoni është i prirur ndaj rrëshqitjeve të dheut, tërmeteve dhe përmbytjeve. Një pjesë e tunelit u shemb kur një grup punëtorësh po dilnin nga kantieri dhe një grup tjetër po mbërrinte. Ekipet e shpëtimit janë në kontakt me punëtorët e bllokuar përmes radiolidhjeve. Asnjë nga personat në tunel nuk është i lënduar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Situatë kaotike në Gaza, forcat izraelite sulmojnë kampin e refugjatëve Jabalia
Previous article DEBATE PËR ASOCIACIONIN NË KOSOVË/ Opozita: Autonomi për serbët, Kurti do e firmosë! PDK: Draftin do ta ankimojmë...

s.autor

Postime të ngjashme

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT