Grupi i Rithemelimit përsëriti sërish sot paradite skenarin e kaosit në Kuvend duke bllokuar punimet normale të seancës parlamentare.
Pasi bllokuan foltoren duke mbledhur karriget pirg ndezën tymuese. Kryetarja e Kuvendit përjashtoi deputetin e Rithemelimit Saimir Korreshi.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla i bëri thirrje deputetëve të opozitës të ‘mos bëhen mish për top’ për Berishën dhe paralajmëroi se po përdornin lëndë kimike duke kryer kështu dhe vepër penale.E gjithë kjo situatë nuk e ndali maxhorancën të hedhë në votim pr/ligjet e caktuara në rend të ditës, mes tyre 6 pr.ligjet e propozuara nga opozita të cilat u rrëzuan me 75 vota kundër, ndërsa miratoi marrëveshjen Për ratifikimin e marrëveshjes se huas, ndërmjet Republikës se Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Aftësia ripërtëritëse e pare dhe zhvillimi i gjelbër- hua për politikat e zhvillimit”
Kryetarja e Kuvendit mbylli seancën pas 20 minutash. Opozita nuk votoi.


