• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Eurodeputetët e BE-së reagojnë ndaj SHBA: Nuk keni të drejtë të ndërhyni tek të dhënat tona
Home
Nderkombetare

Eurodeputetët e BE-së reagojnë ndaj SHBA: Nuk keni të drejtë të ndërhyni tek të dhënat tona

24 January, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Gjykata e Lartë e SHBA mund t’u lejojë autoriteteve të SHBA qasje në qendrat kompjuterike në botën e jashtme.

Kjo shkel Kartën e të Drejtave Bazë të Komunitetit Evropian, thonë parlamentarët.

Në një letër drejtuar Gjykatës së Lartë të SHBA parlamentarët e BE të grupeve të ndryshme parlamentare paralajmërojnë për rrezikun që sjellin përpjekjet për t’u lejuar autoriteteve të SHBA qasje në qendrat evropiane të të dhënave.

E ashtuquajtura letra Amicus – e nënshkruar ndër të tjera nga ish-Komisarja e Drejtësisë e BE, Viviane Reding dhe europarlamentarë të tjerë bën të qartë se një qasje në të dhënat në Evropë nuk pajtohet me Kartën e të Drejtave Bazë të Bashkimit Evropian.

Transmetimi tek të tretë, për shembull te një institucion, i të dhënave të personave, do të ishte një “ndërhyrje në të drejtën bazë të personit të prekur për respektimin e jetës private” sipas nenit 7 të Kartës, citon gazeta gjermane Handelsblatt letrën e deputetëve. Para së gjithash zbulimi i komunikimit elektronik do të ishte një ndërhyrje “veçanërisht e rëndë” në të drejtë bazë të personit.

Gjykata do ta marrë vendimin në verë

Gjykata më e Lartë e SHBA do të vendosë deri në verë, nëse një institucion i SHBA do të ketë të drejtë të kërkojë nga sipërmarrjet qasje direkte në të dhënat personale, të cilat memorizohen jashtë SHBA.

E gjitha u vu në lëvizje për shkak të një procesi gjyqësor, në të cilin SHBA kërkojnë nga Microsofti që të dorëzojë, po të paraqitet dëshira, edhe të dhëna personale të klientëve, edhe nëse qendrat e të dhënave ndodhen brenda BE.

Edhe qeveria gjermane dhe disa përfaqësues të ekonomisë patën shprehur rezervat e tyre përballë SHBA, bëri të ditur “Handelsblatt”, edhe shoqata e dëgëve digjitale Bitkom dërgoi gjithashtu një letër Amicus.

Eksperti për Çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë të të Gjelbërve të BE, Albrecht paralajmëroi për pasojat, nëse Supreme Court do të këmbëngulë për zbatimin e ligjeve të SHBA ndaj të dhënave të Microsoftit.

Atëherë ky do të ishte “fundi i internetit, siç e njohim sot”, i tha Albrecht gazetës “Handelsblatt”.

“Atëherë mundet dhe do të ndodhë, që shtete si Kina, Rusia ose Turqia të kërkojnë dorëzimin e të dhënave të klientëve evropianë“.

/dwshqip

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Provokacia" e re e Ramës/ Intervista e plotë që bëri zhurmë në Beograd: Bashkë në BE, kur Serbia të njohë Kosovën!
Previous article Gjashtë pozat në të cilat Greta Koçi ua ka treguar qëllimisht të pasmet BOMBASTIKE (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT