Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka urdhëruar mbylljen e seancës plenare për ditën e sotme.
Kjo seancë nuk ka zgjatur shumë, teksa ka patur tensioneve të krijuara mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës.
Nikolla urdhëroi mbylljen e seancës përfundimisht pasi deputetët u përfshinë në debate, por edhe dhunë fizike.
Nuk u dha ndonjë njoftim se kur pritet seanca tjetër, ndërkohë që kujtojmë se sot është përjashtuar deputeti deputeti Bledjon Nallbati pasi ka goditur me grusht Vullnet Sinën.


