• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRONDITET GJERMANIA/ I riu ekzekuton nënën me pretendimin se vaksinat i kishin shkatërruar jetën
Home
Jetë

TRONDITET GJERMANIA/ I riu ekzekuton nënën me pretendimin se vaksinat i kishin shkatërruar jetën

29 October, 2023 s.autor Jetë

Moritz Ruhnke është dënuar sot me 11 vjet burg në Gjermani për vrasjen e nënës së tij Sandra, 54 vjeçe, me pretendimin se vaksinat e fëmijërisë i kishin shkatërruar jetën dhe nuk donte që e njëjta gjë t’i ndodhte vëllezërve të vegjël.

I riu tha se kishte mbytur nënën për ta ndaluar të çonte vëllanë e vogël për t’u vaksinuar pasi nuk donte që ai të kishte një seri gjendjesh shëndetësore që ai kishte përjetuar.

Ruhnke tha në gjykatë se kishte ditur prej muajsh që do ta vdiste nënën e tij, duke e fajësuar atë për asmën dhe alergjitë që e kishin shqetësuar gjithë jetën. Ai tha se nuk duroi dot më kur mësoi se vëllai i vogël duhet të vaksinohej.

“Ajo ishte e pandershme gjithë kohës. Më thoshte gënjeshtra. Unë kontrollova kartën e vaksinimit të vëllait tim dhe pashë ajo kishte vazhduar ta vaksinonte. E dija që nuk kisha rrugë tjetër, ndërgjegjia ime ishte një barrë shumë e rëndë. Unë jam dëmtuar nga alumini, formaldeheidi kancerogjen dhe metalet e rënda me të cilat më kanë injektuar. Nuk isha rrugë tjetër për të ndaluar që vëllai im të mos kalonte të njëjtat eksperienca si unë,” tha Ruhnke në gjykatë.

Prokurorët thanë se Ruhnke kishte mbytur nënën me një jastëk dhe më pas e kishte qëlluar me shigjetë në apartamentin e tyre në Thiersheim në Bavari. Më pas ai kishte thirrur policinë duke i njoftuar për ngjarjen.

Gjykatësi tha në deklaratën e tij se vrasësi kishte halucinacione dhe probleme mendore, dhe se gjendja e tij psikiatrike u mor parasysh në dhënien e dënimit.

Në lajmin e vdekjes së Sandra, publikuar nga të afërm në gazetën lokale, thuhej mes të tjerash: “Mos u trishto kur të mendosh për mua, por lini një vend për mua mes jush pasi më pëlqen të rri aty. Nuk jam larg, vetëm në anën tjetër të rrugës.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AXHENDA E JAVËS SË 11-TË/ Superiorja rikthehet në mesjavë, ja kur luhen të gjitha ndeshjet
Previous article NË 100-VJETORIN E KRIJIMIT TË SHTETIT MODERN TURK/ Erdogan i jep fund marrëdhënies me Izraelin, kujton “kufijtë e zemrës”…

s.autor

Postime të ngjashme

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT