• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Përkeqësohet gjendja e minatorëve të Trepçës, prej ditësh në grevë urie
Home
Rajon

KOSOVË/ Përkeqësohet gjendja e minatorëve të Trepçës, prej ditësh në grevë urie

29 October, 2023 s.autor Rajon

Thellë nën tokë brenda mureve, minatorët e Trepçës po kalojnë ditën e pestë të grevës së urisë. Të shtrirë në radhë njëri pas tjetrit, pavarësisht gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, ata nuk po heqin dorë nga rezistenca.

“Dje kam dalë i alivanosur, kam marrë trajtimin mjekësor nga doktori. Pas trajtimit, diku nga mesnata kam ardhur dhe u jam bashkangjitur shokëve. Ne do qëndrojmë këtu deri të na plotësohen kërkesat”, ka thënë minatori, Lavdim Murseli.

“Ditën e djeshme i kemi pasur tri raste më të rënda. Njëri ka pësuar gati sulm kardiak. Nuk na ka dëgjuar asnjërin, derisa kanë ardhur mjekët dhe e kemi nxjerrë më dhunë e kemi dërguar lart. Donte të vdiste këtu dhe ka thënë se do të qëndrojë deri të na plotësohet bile kushti i dytë”, ka deklaruar një minator.
Ngjitur me hyrjen për në minierë është improvizuar edhe një qendër mjekësore.

Doktoresha Bleriana Shabani i ka treguar Dukagjinit se gjatë së shtunës u është përkeqësuar gjendja 15 minatorëve, disa prej të cilëve kanë pranuar tretman.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të “Stan Tërgut”, Bahri Karaça ka deklaruar se problemi kryesor qëndron në mos-stabilitetin financiar të Trepçës.

“Dallimi hyrje-dalje, prodhimi më i vogël sesa kërkesa. Kemi kërkesa fikse. Ventilatori duhet të punojë nonstop ka shpenzime të mëdha, kemi largimin e ujërave qe janë tri stacione, kemi shpenzime të mëdha të rrymës. Kemi pompat, të gjitha që po na kushtojnë. Nuk është investuar në minierë nga 2019, janë vjetruar pajisjet. Prodhimi nuk po del aq sa planifikohet. Hyrjet janë më të vogla se daljet”, ka thënë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Stan Tërgut, Bahri Karaqa.

Karaqa ka deklaruar se njësoj si drejtori paraprak që është dorëhequr me kërkesë të bordit, as vet nuk po mund t’u përgjigjet kërkesave të bordit.

Nga 25 tetori, edhe rreth 50 minatorë të minierës së Artanës kanë bojkotuar punën në shenjë solidarizimi me minatorët e Stan Tërgut.

Mirëpo, ndaj tyre ka paralajmëruar masa udhëheqësi i njësisë biznesore të kësaj miniere, Hysni Beqiri.

Kërkesa të minatorëve janë që pagat t’u dalin me kohë, të ketë përmirësim të kushteve të punës, sigurime shëndetësore dhe shkarkim të menaxhmentit.

Grevistëve të shtunën u janë bashkuar edhe punonjëset gra të administratës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Bllokada totale e komunikimeve në Gaza, nis rikthimi i linjave telefonike dhe internetit
Previous article E TRISHTË/ Vdekja e mistershme e yllit të serialit “Friends”, u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare

s.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT