• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbardhet dëshmia e Çakos/ Replika me Shullazin në gjyq: Cili më implikoi mua në kanosje?
Home
Breaking News

Zbardhet dëshmia e Çakos/ Replika me Shullazin në gjyq: Cili më implikoi mua në kanosje?

12 October, 2017 Editor Breaking News

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, tha dje para trupit gjykues se kërcënimin e Mynyr Konit, në prill të vitit 2016, e kishte marrë vesh nga rektori i atëhershëm, Dhori Kule.  Ai tha se pasi u vu në dijeni për kërcënimin, njoftoi ministren e Arsimit, Lindita Nikollën dhe zhvilloi një takim me të.

Më pas, ai takoi edhe Dhori Kulen, që e njoftoi për kërcënimin. Sipas Çakos, Kule i tha se Koni u kërcënua nga disa persona pranë Universitetit të Tiranës, që i kërkuan të tërhiqej nga gara “për të mirën e tij”. Çako tregoi për takimin me Nikollën dhe më pas, takimin me ministrin e atëhershëm, Saimir Tahiri për të diskutuar çështjen në fjalë.

DËSHMIA E ÇAKOS

Prokurori: Kush ju ka vënë në dijeni për kërcënimin e zotit Koni?

Haki Çako: Jam vënë në dijeni nga rektori i atëhershëm, Dhori Kule. Gjithashtu, më ka telefonuar ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe më kërkoi takim. Jam takuar me të në afërsi të Gjykatës Kushtetuese dhe pasi kemi biseduar, detajet i kam marrë nga zoti Kule, me të cilin jam takuar më pas. Me Kulen biseduam për kanosjen e Mynyr Konit. Ai më tha se kanosja ishte bërë nga disa persona dhe mes tyre më përmendi Emiljano Shullazin. Në lidhje me këtë problematikë, kam thirrur në takim Drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodajn, dhe Drejtorin e Krimeve, Ardian Çipën. Të dy morën informacionet e nevojshme dhe më pas u takuam me ministrin e atëhershëm të Brendshëm, Saimir Tahirin. Pasi kryem të gjitha veprimet e nevojshme, kontaktuam edhe me zotin Koni dhe i kërkuam që të bënte kallëzimin në Polici.

Prokurori: Kush e kishte njoftuar ministren e Arsimit, Koni apo Kule?

Haki Çako: Nga bisedat, mësova se në fillim ka qenë vetë zoti Koni dhe më pas edhe zoti Kule.

Avokati: Ju vetë keni pasur kontakte me zotin Koni?

Haki Çako: Jo, nuk kam patur asnjë kontakt.

Avokati: Kur kishte ndodhur kanosja, ditën kur ju njoftuan apo më përpara?

Haki Çako: Kanosja kishte ndodhur ditë më përpara se të njoftohesha.

Avokati: Deri sa u takuat ju, a kishte patur kallëzim në Polici për këtë çështje?

Haki Çako: Jo, nuk ka patur.

Emiljano Shullazi: Cili nga këta më implikoi mua në kanosje?

Haki Çako: Identifikimin e ka bërë deklarimi në Polici. Nuk u bë ballafaqim

Emiljano Shullazi: Po pra, ajo ndodhi pas…

Haki Çako: Në fillim, më ka thënë Dhori Kule se kanosja erdhi nga Emiljano Shullazi.

Gjyqtari: A ju tha Dhori Kule se përse bëhej kjo kanosje? Cili ishte objekti apo përmbajtja e saj?

Haki Çako: Që të tërhiqej nga kandidimi si rektor i Universitetit të Tiranës. Detaje të tjera mund t’i merrni nga oficerët që morën kallëzimin e zotit Koni. Mua kaq më lejonte detyra.

Gjyqtari: Ku ndodhi kanosja?

Haki Çako: Me sa kujtoj, ka ndodhur pranë Korpusit. Kërcënuesi i tha të tërhiqej nga gara, ndryshe ‘nuk do t’i kishte punët mirë’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Java e universitetit: Seks në publik, kokainë dhe striptizëm (Foto+18)
Previous article Këshilla për të fituar peshë

Editor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT