• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MARATONA E TIRANËS/ Veliaj: Këtë vit, numër rekord të pjesëmarrësve
Home
Sociale

MARATONA E TIRANËS/ Veliaj: Këtë vit, numër rekord të pjesëmarrësve

22 October, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

U zhvillua sot Edicioni i 7-të i “Maratonës së Tiranës”, e cila është kthyer në një traditë të bukur për kryeqytetin, duke mirëpritur më shumë se 4,000 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe mbi 40 vende të huaja. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në nisje të kësaj gare, u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që i janë bashkuar këtë vit Maratonës së Tiranës.

“Një përshëndetje për ata që kanë ardhur nga Ukraina, Izraeli, Kosova dhe të gjithë miqtë që na kanë nderuar dhe zbukuruar qytetin. Këtë vit kemi numrin rekord të pjesëmarrësve, duke filluar nga kampionët tanë olimpikë, kampionen evropiane Luiza Gega, e cila garon në 21 km për të thyer rekordin e saj personal dhe kombëtar. Të gjithë janë të mirëpritur në Tiranë, sepse një qytet i madh ka vend për të gjithë,” tha Veliaj.

Një falenderim të veçantë ai e kishte edhe për qytetarët që kanë mirëkuptuar kërkesën e bashkisë për të ndaluar qarkullimin e automjeteve të rrugët e kryeqytetit. “Edhe ata janë duke na ndihmuar për të pasur një qytet që e mirëpret maratonën, që të shkojë sa më fjollë, pa incidente dhe pa probleme me trafikun. Dua të falenderoj grupin tonë të vullnetarëve, kush është visitor do të ketë mundësi t’i shikojë të dyja fytyrat e qytetit, edhe vendin që gëlon nga ekonomia, por edhe hapësirën e gjelbër, dhe ndoshta në këtë stinë të mbjelljeve do të na bashkoheni për pemën e radhës, që të keni mundësi, kur të vini për maratonën tjetër, të thoni se edhe unë e kam hedhur një rrënjë në Tiranë,” deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës vitin e ardhshëm ka aplikuar për Kryeqytetin Mesdhetar të Kulturës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPAK RENDIT AKUZAT NDAJ BERISHËS/ Dyshohet se ushtroi presion e miratoi ligje sipas nevojave të dhëndrit të tij
Previous article DOSJA/ Mediu kërkoi miratimin e dosjes së privatizimit të klubit sportiv Partizani

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT