• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI”/ Ismail Kadare komenton edhe Samitin e Tiranës: Ngjarje shumë pozitive për imazhin e vendit
Home
Kulturë

“KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI”/ Ismail Kadare komenton edhe Samitin e Tiranës: Ngjarje shumë pozitive për imazhin e vendit

20 October, 2023 s.autor Breaking News, Kulturë, Politikë

Presidenti i Francës Emmanual Macron që për afro 15 minuta, përshkon përmes fjalës së tij, etapat e jetës e krijimtarisë së shkrimtarit Ismail Kadare, e rrjedhimisht me to edhe zhvillimet e vendit tonë, në Pallatin e Brigadave. Jo për gjenialitetin e shkrimtarit, se sa për Shqipërinë e vogël, ajo që duket si pasazh romancesk, ndodhi në ardhjen e tij të parë në Tiranë, gjatë Samitit të Procesit të Berlinit, ku mbrëmjen e 16 tetorit i dorëzoi dekoratën e “Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit”. Ndjesitë për vlerësimin, Kadare ka preferuar gjatë këtyre ditëve t’i kursejë siç thotë “për të mos shtuar zhurmnajën e madhe”, por e ka një koment, kur Macron, edhe për kufizimet e kapërcyera në diktaturë, përmes letërsisë e konsideron si “Lajmëtar të lirisë”.

“Unë kam qenë gjithmonë lajmëtari i lirisë, çdo shkrimtar i njohur, i ndershëm është i tillë”, shprehet Kadare.

Ndërkaq, mbajtjen e Samitit të Berlinit në Shqipëri, shkrimtari e shikon me optimizëm.

“Mendoj se është një ngjarje shumë pozitive për imazhin e Shqipërisë”, thotë shkrimtari Ismail Kadare në një reagim për Report Tv.

Në këtë ngjarje ku Shqipëria, si dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, synojnë mbështetjen për integrimin në Bashkimin Evropian, dhënia e mesazheve përmes artit dhe vendosja e personaliteteve të kulturës në “vijë të parë” të pritjes së madhe, sipas shkrimtarit ndikon për mirë.

“Çdo gjë që hedh dritë mbi Shqipërinë, që shpërndan mjegullën, errësirën, keqkuptimet është pozitive.”, thotë ai.

Si një nga figurat që ka ngritur çështjen e Kosovës gjatë Luftës, tek strukturat më të larta, ku lobonte për lirinë e saj tek Papa Gjon Pali II, deri edhe tek presidenti i Francës i kohës Zhak Shirak në 1998, Kadarenë e shqetësojnë konfliktet që trazojnë lirinë e saj.

“Mendimi im është ai mendim logjik i të gjithë njerëzve që e duan vendin e tyre. Uroj lirinë e plotë për Kosovën së shpejti. Kosova është Shqipëri dhe një ditë e gjithë kjo trevë do të marrë emrin e vjetër të saj”

E shmang bisedën për të përzgjedhurit e viteve të fundit për “Nobelin në letërsi”, ndonëse e lë të hapur mundësinë për një krijesë të re letrare.

“Sa i përket librave, unë mund të shkruaj gjithmonë diçka, por ato janë të pafundme në kujtesën e shkrimtarit. Prandaj është e pamundur të tregoj planet e ardhshme”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHITËSJA MË HIDHTE ILAÇ NË USHQIME"/ Çfarë deklaroi në polici i riu që qëlloi me hanxhar gruan në pazarin e Korçës
Previous article PSE NUK E TAKOI ALBIN KURTIN NË "AIR ALBANIA"? Rama: Nuk më lajmëroi askush për ardhjen e tij, unë kisha tre vendet e mia dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT