• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EVAKUIMI MË GAZA/ Lideri i Hamasit: Askush nuk do ta lërë vendin, nuk do të ketë asnjë migrim
Home
Botë

EVAKUIMI MË GAZA/ Lideri i Hamasit: Askush nuk do ta lërë vendin, nuk do të ketë asnjë migrim

15 October, 2023 s.autor Botë

Udhëheqësi i grupit islamik palestinez Hamas se palestinezët nuk do të largohen nga Gaza apo Bregu Perëndimor për të emigruar në Egjipt. Ismail Haniyeh e bëri deklaratën nga një vend i panjohur përmes një adrese televizive.

“Nuk do të ketë asnjë migrim nga Gazadhe as nga Bregu Perëndimor. Asnjë migrim nga Gaza në Egjipt.’’

Luftëtarët e Hamasit nisën sulmet vdekje prurëse ndaj civilëve dhe ushtarëve izraelitë një javë më parë nga Rripi i Gazës. Izraeli paralajmëroi mbi një milion banorë në veriun e Rripit te Gazës të largohen pasi kërcënon të nisë një ofensivë tokësore në enklavë.

Situata ka alarmuar Egjiptin te cilin e ndan një kufi me Gazën ashtu si shtetet e tjera arabe. Egjipti ka thënë se palestinezët duhet të qëndrojnë në tokat e tyre ndërsa lufta përshkallëzohet dhe se po punon për të siguruar dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës.

“Dhe këtu, unë do të doja gjithashtu të përshëndes qëndrimin e vëllezërve tanë në Egjipt, të cilët thonë se Egjipti është me të vërtetë vëllai ynë dhe një strehë që mirëpret popullin palestinez, por jo për shkak të migrimit apo shpërnguljes. Asnjëri prej nesh nuk mund ta pranojë këtë. Dhe unë u them vëllezërve e motrave në Egjipt, vendimi ynë është të qëndrojmë në vendin tonë. Dhe duke qëndruar përballë planit sionist që mbështetet nga administrata amerikane, ne do ta bëjmë atë të dështojë, me vullnetin e Zotit.“

Lideri i Hamasit shpreson në mbështetjen e vendeve myslimane, por thekson edhe mbështetjen ndaj popullit të Palestinës që po jepet përmes protestave në kontinentin amerikan dhe atë europian, përmes te cilave behet thirrje pro popullit te Palestinës.

Izraeli thotë se urdhri i evakuimit është një gjest humanitar për të mbrojtur banorët nga dëmtimi, ndërkohë që çrrënjos luftëtarët e Hamasit. Kombet e Bashkuara thonë se kaq shumë njerëz nuk mund të zhvendosen në mënyrë të sigurtë brenda enklavës së rrethuar, pa shkaktuar një fatkeqësi humanitare.

Qindra mijëra nga 2.3 milionë banorët e Gazës kanë ikur nga shtëpitë e tyre. Fati i refugjatëve palestinezë është një nga çështjet më të mprehta në procesin e paqes izraelito-palestinez. Palestinezët dhe shtetet arabe thonë se një marrëveshje duhet të përfshijë të drejtën e atyre refugjatëve dhe pasardhësve të tyre për t’u kthyer, diçka që Izraeli e kundërshton.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR/ Arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Greqi
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Katër të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

s.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT