• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Patozi APEL ndërkombëtarëve: Na SHPËTONI nga Kozma Jano! Ndërsa ti Lulzim Basha… (FOTO)
Home
Shqipëri

Patozi APEL ndërkombëtarëve: Na SHPËTONI nga Kozma Jano! Ndërsa ti Lulzim Basha… (FOTO)

24 January, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Pas publikimit në media të një dokumenti ku kandidati i zgjedhur për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Kozma Jano rezultonte si ish informator në sistemin komunist ka reaguar edhe ish-deputeti demokrat Astrit Patozi.

Patozi shkruan në një postim në rrjetet sociale se nuk e ka me personin në fjalë por me institucionet filtruese dhe me ndërkombëtarët nga ku iu kërkon që të shpëtojë shqiptarët nga ky fenomen, pjesëmarrja në instancat e drejtësisë të personave që kanë qenë punonjës të sigurimit të shtetit.

Ndër të tjera Patozi shkruan se largimi i Janos do të ishte minimum që duhej të bëhej, për të mos e çuar në fund të këmbëve edhe atë pak shpresë që ka ngelur se diçka mund të ndryshojë për mirë tek kjo drejtësi e kalbur dhe e kapur.

Postimi i plotë:

Këtë Kozma Janon, kandidat për KLP, i cili e paska pasur pseudonimin “Telefoni”, nuk kam nga ta njoh, por nuk është vetëm ky problemi, që nuk dua të merrem me të.
Nuhatja më thotë se ai nuk e kupton hiç se për çfarë është atje dhe pse nuk mund të jetë. Ndaj edhe nuk po i drejtohem fare atij për të dhënë dorëheqjen një orë e më parë.
Por atyre që përgjërohen për reformën në drejtësi, vendas apo të huaj qofshin, kam gjithë të drejtën e botës t’iu kërkoj të na shpëtojnë nga Kozmai. Jo nga personi, por më shumë nga fenomeni.
Nuk e di si do ta zgjidhnin, por ikja e tij prej aty do të ishte minimumi që mund të bëhej, për të mos e çuar në fund të këmbëve edhe atë pak shpresë që ka ngelur se diçka mund të ndryshojë për mirë tek kjo drejtësi e kalbur dhe e kapur.
Ndërkohë penetrimi i “Telefonit” deri në buzë të promovimit për njërin nga institucionet e larta të drejtësisë së re është një alarm i madh për krizën e rëndë të sistemit tonë. Unë nuk kam të dhëna që të fajësoj Autoritetin e Hapjes se Dosjeve për këtë “kalim të paligjshëm kufiri”. Mund të jetë pamundësi, por ndoshta edhe neglizhencë e tyre, që “Telefoni” për pak e kaloi pa u detektuar postbllokun i ligjit në emër të ligjit.
Por edhe po të isha i sigurt që ata e kishin bërë qëllimisht unë nuk jam aq naiv sa të fajësoj sot dikasterin e Genta Sulës.
Sepse rrënjët duhen kërkuar tek aktorët kryesorë politikë, të cilët kanë marrë përsipër redormimin e drejtësisë, duke votuar unanimisht në verën e vitit te shkuar.
Të qeverisë në radhë të parë, që është në të gjitha rastet dhe kurdoherë problemi më i madh. Por edhe të opozitës, për aq sa i takon.
Ndaj pasi të na ketë shpëtuar nga Kozmai i KLP-së, Edi Rama dhe mazhoranca e tij mund të na bëjë një nder më të madh. T’i drejtohet Autoritetit Shtetëror për zbardhjen e të shkuarës për cdo titullar të lartë të saj, pa pritur që të na dalin histori të ngjashme me “Telefonin”. Vetëm kështu mund të ketë kuptim ekzistenca e atij institucioni, që të shërbejë si filtër për të penguar fosilet e Sigurimit të Shtetit që të na drejtojnë edhe në demokraci.
Të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Lulzim Basha, i cili ka marrë përgjegjësi, jo vetëm për të tashmen, por edhe për trashëgiminë politike të Partisë Demokratike.
Të çojë për verifikim të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë të saj. Deputetë, e ish-deputetë, ish-ministra, drejtues të lartë e drejtorë të mëdhenj, pa asnjë dallim në këto 25 vjet.
Sepse vetëm kështu njerëzit do të besojnë që ne i kemi realisht alergji ish-spiunët apo bashkëpunētorët e Sigurimit të Shtetit, dhe nuk kujtohemi për ta vetëm kur “Telefoni” bie nga ana e kundërshtarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERJON BRAÇE/ ARMO, DEVERON, IRTC, Ligji dhe Kazani! Piramida e borxheve dhe e vërteta
Previous article Stresi i komenton, Lori fshin foton nga Instagrami, çfarë ndodhi? (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT