• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FRIKË NGA NJË REVOLTË ARABE”/ Izraeli: Do të pajisim civilët me armë
Home
Botë

“FRIKË NGA NJË REVOLTË ARABE”/ Izraeli: Do të pajisim civilët me armë

11 October, 2023 s.autor Botë

Teksa ushtria izraelite ka rrethuar Gazën dhe nisja e një inkursioni nga toka për të neutralizuar plotësisht forcat e Hamasit pritet në orët në vijim, ministri i Sigurisë në Jerusalem ka hedhur idenë e pajisjes së civilëve hebrej me armë.

“Lufta tregon se është e nevojshme shpërndarja e armëve për qytetarët”, tha ministri Itamar Ben Gvir.

Duke iu referuar trazirave të majit 2021 në të cilat shpërtheu dhuna e gjerë në qytetet izraelite me popullsi të përzier hebreje dhe arabe, Ben Gvir tha se kishte udhëzuar shefin e policisë që të përgatitej për t’i bërë ballë një kryengritje të re.
“Unë mendoj se është afër“, tha ai.
Ben Gvir foli për shtypin në Sderot, një qytet pranë Rripit të Gazës duke theksuar: “Kam dhënë urdhër që nga sot të gjithë këtu të mund të ecin të armatosur”.

Sakaq, zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari ka njoftuar mediat se 18 pjesëtarë të milicisë së Hamasit u vranë nga forcat izraelite. “Këta janë terroristët që nuk ishin kthyer në Gaza. Kjo është arsyeja pse kontrollet bëhen me një numër të madh ushtarësh”, shpjegoi ai.
Ndërkohë, raportohet se të paktën 7 gazetarë kanë mbetur të vrarë në Rripin e Gazës që kur Hamasi filloi sulmin e tij ndaj Izraelit. Kjo bëhet e ditur nga grupet e lirisë së shtypit, sipas të cilave ky numër mund të rritet edhe më tej në ditët në vijim

Sa i përket Gazës, Presidenti i Autoritetit Palestinez të Energjisë, Thafer Melhem njoftoi se dy milionë banorë do të mbeten plotësisht pa energji elektrike brenda 10-12 orëve, pasi i vetmi termocentral që furnizon zonën do të mbesë pa karburant si pasojë e bllokadës nga Izraeli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ZHVESH DHE U TORTURUA NGA MILITANTËT E HAMASIT/ 22-vjeçarja gjermano-izraelite është ende gjallë
Previous article DYSHOHET SI I PËRFSHIRË NË VRASJEN E VAJDIN LAMES/ Maqedonasi dëshmon në SPAK

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin Botë

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet Botë

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën! Botë

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT