Të paktën 900 njerëz janë vrarë në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit. Lajmi është bërë i ditur nga radioja e ushtrisë izraelite.
Pas 48 orësh luftime, ushtria izraelite ka marrë kontrollin e të gjitha zona rreth Gazas në të cilat kishin arritur të hynin njerëzit e armatosur të Hamasit bëri të ditur ushtria izraelite.
Ndërkohë forcat izraelite kanë ndërmarrë një sulm në shkallë të gjerë në disa qendra strategjike të Hamasit në Gaza thanë forcat izraelite të Mbrojtjes në një deklaratë të hënën (9 tetor 2023)


