• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TELASHET E ISH-PRESIDENTIT/ Trump nuk është më në listën e miliarderëve ekskluzivë
Home
Nderkombetare

TELASHET E ISH-PRESIDENTIT/ Trump nuk është më në listën e miliarderëve ekskluzivë

5 October, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Sipas revistës “Forbes”, pasuria e Donald Trump ka rënë me 300 milionë dollarë, në 2.6 miliardë dollarë, duke bërë që ish-presidenti të zhvendoset në listës e 400 njerëzve më të pasur të botës.

Kjo është rënia e dytë në 3 vitet e fundit në listën e revistës prestigjioze dhe sipas kësaj të fundit, rënia vazhdon për shkak të gjyqeve me të cilat Trump po përballet, sidomos në Nju Jork. Madje “Forbes” shkon më tej kur shkruan: “Donald Trump nuk është më aq i pasur, sa të bëjë pjesë në klubin e miliarderëve ekskluzivë”.

“Me një pasuri prej 2.6 miliardë dollarësh, Trumpit i mungojnë 300 mln së fundmi, rënia më e madhe në një dekade për të”, vazhdon Forbes.

Veç përballjeve gjyqësore, Trump ka shpenzuar shumë edhe me rrjetin social “Truth”, platforma që u krijua prej tij, pasi u përjashtua nga X dhe Facebook, pas ngjarjeve të 6 janarit në Kongres. Edhe më herët Donald Trump ka humbur pozicione në listën e Forbes, fillimisht në 1990, kur ndërtoi perandorinë e pasurive të paluajtshme Trump.

Humbja më e madhe ishte ajo e vitit 2021, pasi humbi presidencën dhe për shkak të pandemisë së covid gjithashtu. Por e rimori veten shumë shpejt dhe u ngjit në listë në 2022. Por edhe sipas ekspertëve, problemet ligjore, po e dëmtojnë rëndë, jo vetëm imazhin, por edhe pasurinë e ish presidentit Trump.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT KUVEND/ Bardhi kërkesë: Të futet në rend dite rishikimi i përbërjes së komisionit të Reformës Zgjedhore
Previous article TREGON PLANET/ Tafani: Si e ekzekutova Alban Semakun! Çfarë zbuloi prokurorja e Lushnjës që u vu në shënjestër të bandës

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla Botë

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja Botë

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni Botë

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT