• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKAK, LUFTA NË UKRAINË/ NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve, paralajmëron se depot po zbrazen
Home
Nderkombetare

SHKAK, LUFTA NË UKRAINË/ NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve, paralajmëron se depot po zbrazen

4 October, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Industria e armëve duhet të rrisë prodhimin, pasi për shkak të luftës në Ukrainë municioneve “po u vjen fundi”, tha të martën kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer.

NATO ka ushtruar trysni për nxitje të prodhimit në fushën e mbrojtjes për të përmbushur kërkesat në rritje për armë dhe pajisje ushtarake që nga nisja e sulmit rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Kjo sepse vendet aleate jo vetëm që po nxitojnë të furnizojnë Kievin, por gjithashtu po kërkojnë të mbushin depot e tyre.

Duke folur në ditën e parë të Forumit të Sigurisë në Varshavë, admiral Bauer tha se megjithëse buxhetet për mbrojtjen janë rritur vite përpara luftës, industria nuk kishte rritur kapacitetin e prodhimit.

“Kjo ka çuar në çmime më të larta që para luftës. Dhe kjo në fakt është përkeqësuar nga fakti që ne tani i japim Ukrainës sisteme të mbrojtjes e municione, çka është një gjë shumë e mirë, por duke mos i patur depot plot”, tha ai.

Admirali Bauer shtoi se është e nevojshme që industria ushtarake të rrisë prodhimin me një ritëm shumë më të lartë dhe se vendet e NATO-s kanë nevojë për vëllime të mëdha.

Muajin e kaluar admirali Bauer paralajmëroi se një rritje drastike e çmimit të municioneve, nënkupton se shpenzimet më të larta për mbrojtjen nga vendet aleate, nuk janë përkthyer automatikisht në siguri më të madhe. Ai bëri thirrje për më shumë investime private në kompanitë e mbrojtjes./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË TJERA DETAJE NGA DËSHMIA/ I penduari Tafani: Për vrasjen e Alban Semakut s’mora asnjë lek, ia bëra si nder Laert Haxhiut
Previous article FOTOLAJM/ Të përqafuar, Lulzim Basha uron bashkëshorten për ditëlindje

s.autor

Postime të ngjashme

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan Botë

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT