• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRITIKOI PUSHTIMIN E UKRAINËS/ Ish-gazetarja e televizionit shtetëror rus dënohet me 9 vite burg
Home
Nderkombetare

KRITIKOI PUSHTIMIN E UKRAINËS/ Ish-gazetarja e televizionit shtetëror rus dënohet me 9 vite burg

4 October, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Një gjykatë në Moskë dënoi të mërkurën ish-gazetaren e televizionit shtetëror rus, Marina Ovsyannikova, me 8 vjet e gjysmë burg në mungesë, për shkak të protestës së saj kundër luftës së Rusisë në Ukrainë. Ky zhvillim shihet si goditja me e fundit ndaj zërave kundër agresionit rus, që janë intensifikuar që nga fillimi i sulmit 20 muaj më parë.

Marina Ovsyannikova u akuzua për përhapje të informacionit të rremë mbi ushtrinë ruse, konsideruar tashmë një vepër penale, me miratimin e një ligji, menjëherë pasi Kremlini dërgoi trupa në Ukrainë.

Në korrik të vitit 2022 gazetarja u shfaq me një pankartë e poster në kryeqytetin rus ku shkruhej: ‘Presidenti rus Vladimir Putin është një vrasës’, ‘Ushtarët e tij janë fashistë’, ‘352 fëmijë janë vrarë në Ukrainë’. ‘edhe sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin që ju të ndalni (luftën)?”.

Pas këtij momenti Marina Ovsyannikova, e cila deri në mars të vitit 2022 punonte si gazetare në kanalin shtetëror rus ‘Channel One’, u ndalua dhe ndaj saj u vendos masa e arrestit shtëpiak, por ajo arriti të arratisej në Francë me vajzën e saj.

Autoritetet ruse e futën atë në listen e personave të kërkuar, e ndoqën penalisht dhe e gjykuan në mungesë.

Në mars të vitit 2022, gazetarja bëri lajm në mediat ndërkombëtare me shfaqjen e saj gjatë emisionit të lajmeve në ‘Channel One’, me një poster duke qëndruar pas kurrizit të spikeres. Në poster shkruhej; “Ndalni luftën, mos i besoni propagandës, ata po ju gënjejnë”.

Pas këtij zhvillimi ajo vendosi të lërë punën ndërsa autoritetet e akuzuan për përçmim të ushtrisë ruse duke e gjobitur me 270 dollarë.

Kremlini ka ndërmarrë masa legjislative duke i konsideruar kritikat ndaj luftës vepra penale. Në 20 muajt e fundit me mijëra rusë janë gjobitur e qindra të tjerë janë përballur me akuza penale pasi kanë folur publikisht ose protestuar kundër luftës.

Kritikët kryesorë të Kremlinit janë dënuar me burgim afatgjatë, organizatat e të drejtave të njeriut janë mbyllur, faqet e pavarura të lajmeve janë bllokuar si dhe gazetarët e pavarur janë larguar nga vendi, nga frika e ndjekjes penale./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHET MJEKU LIGJOR NË SPITALIN E RRËSHENIT/ I mori 100 euro një qytetari për një shërbim
Previous article ARRESTIMET NGA BISEDAT NË "SKY"/ Gjykata Europiane do shprehet me vendim nëse konsiderohen provë

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan Botë

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin Botë

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet Botë

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT