• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I VURI GJOBË BIZNESIT/ SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim ish-zyrtarin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor
Home
Aktualitet
Kronikë

I VURI GJOBË BIZNESIT/ SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim ish-zyrtarin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor

2 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim ish-zyrtarin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Marvin Mersini, i cili akuzohet se i vuri gjobë një biznesi.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, procedimin penal Nr.126/2023, në ngarkim të të pandehurit:

Marvin Mersini, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se, më datë 24.05.2023, Prokuroria e Posaçme është informuar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që i pandehuri Marvin Mersini duke qenë me detyrën e Inspektorit pranë Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, duke mos qenë i planizuar që të vente për kontroll tek subjekte të ndryshëm tregtarë, ka vajtur dhe ka ushtruar presion pranë një subjekti tregtar në qytetin e Tiranës, duke pretenduar se nuk kishte liçencimin e duhur për vijimin e aktivitetit, dhe se gjoba në këto raste shkonte deri në 1.000.000 (një milion) lekë, si dhe me mbylljen e biznesit deri në likuidimin e kësaj mase administrative.

Më tej, i pandehuri i ka thënë administratorit të subjektit tregtar se “një problem i tillë” mund të zgjidhej kundrejt përfitimit të parregullt, vetëm pas marrjes prej tij të gjysmës së shumës së gjobës që vihet në raste të tilla, e më konkretisht të shumës prej 500.000 (pesëqind mijë) lekë, por me kusht që një pjesë e kësaj shume monetare duhej të paguhej brenda 24 orëve, ose në të kundërt do vijohej me procedurat administrative të aplikimit të gjobës dhe mbylljes së aktivitetit deri në likuidimin e masës administrative.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për interesa të këtij procedimi penal, më datë 25.05.2023, është finalizuar arrestimi në flagrancë i të pandehurit Marvin Mersini, me detyrë Inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, të cilit në mjetin me të cilin po udhëtonte, ju sekuestrua dhe shuma monetare prej 200.000 (dyqind mijë) lekësh, e përftuar prej tij në mënyrë të paligjshme

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I SIGUROI NJË 39-VJEÇAREJE, PASAPORTË FALSE/ Arrestohet në portin e Durrësit 40-vjeçari nga Kosova
Previous article I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Po digjte barishtet në tokën e tij, por dogji 200 rrënjë ulliri, pranga 66-vjeçarit në Dimal

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën… Aktualitet

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën…

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit Aktualitet

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave Aktualitet

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT