• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KANDIDATI PRO-RUS, FICO APO LIBERALËT PRO PERËNDIMORË? Sllovakët zgjedhin sot
Home
Botë

KANDIDATI PRO-RUS, FICO APO LIBERALËT PRO PERËNDIMORË? Sllovakët zgjedhin sot

30 September, 2023 s.autor Botë

Sllovakët kanë filluar të votojnë të shtunën herët në zgjedhjet parlamentare në të cilat pritet një luftë e fortë mes ish-kryeministrit majtist, Roberto Fico – i cili është zotuar t’i ndalë ndihmat ushtarake për Ukrainën – dhe liberalëve pro-perëndimorë. Sondazhet kanë treguar rezultat të barabartë mes dy partive para votimit të zgjedhjeve të së shtunës, fituesi i të cilave do ta ketë mundësinë ta formojë një qeveri për zëvendësimin e administratës së përkohshme, e cila e ka udhëhequr vendin me popullsi prej 5.5 milionë banorë që nga muaji maj.

Nëse Fico fiton, atëherë kjo nënkupton se Sllovakia do t’i bashkohet Hungarisë si dy vendet e BE-së që e sfidojnë konsensusin e bllokut për mbështetjen e Ukrainës, në një kohë kur Bashkimi Evropian po përpiqet të jetë i bashkuar në kundërshtimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. As partia e Ficos, SMER-SSD (Drejtimi Social Demokrat), e as Partia Sllovakia Progresive (PS), e cila udhëhiqet nga nënkryetari i Parlamentit Evropian, Michal Simencka, nuk pritet ta fitojnë shumicën në këto zgjedhje, që do të thotë se e ardhmja e qeverisë së do të varet nga rezultatet e disa partive të vogla, nga ato liberale te ato të ekstremit të djathtë. Partia Zëri e Peter Pellegrinit, ish-pjesëtarit të SMER-SSD dhe kryeministrit nga 2018 deri më 2020, pritet të dalë e treta dhe mund ta thotë fjalën e fundit për formimin e qeverisë së re.

Ai i ka mbajt të hapura mundësitë, por e pranoi këtë javë se partia e tij është më e afërt me Ficon. Qëndrimet pro-ruse të Ficos pasqyrojnë disponimin e shoqërisë sllovake, i cili tradicionalisht ka qenë relativisht më i ngrohtë për Rusinë. Kjo ndjesi është përforcuar nga narrativet pro-ruse dhe dezinformatat në rrjetet sociale. “Fico ka përfituar nga i gjithë ankthi të cilin e solli pandemia (koronavirus) dhe lufta (në Ukrainë), nga zemërimi që është përhapur në Sllovaki në tri vjetët e fundit, dhe nga nxitja e atij zemërimi”,. Tha sociologu Michal Vasecka

Fico është zotuar se do ta ndalë furnizimin ushtarak për Ukrainën dhe se është i etur për bisedime për paqe. Ky është një qëndrim i përafërt me atë të liderit të Hungarisë, Viktor Orban, i cili kundërshtohet nga Ukraina dhe aleatët e saj, të cilët thonë se kjo vetëm do ta inkurajonte Rusinë. Ai i ka kritikuar edhe sanksionet ndaj Rusisë. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00, ndërsa votimi do të mbyllet në orën 22:00.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 18-vjeçari në Mallakastër
Previous article "PO TË NUMËROHEN DITËT"/ Pse e vrau Alfred Vefa ish-bashkëshorten e tij, ja kërcënimet që i bënte: Ose e imja, ose e askujt

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT