• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA E ELBASANIT KONTROLLE INTESIVE/ Kapet një 34-vjeçar, pjesëtar i rrjetit kriminal
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA E ELBASANIT KONTROLLE INTESIVE/ Kapet një 34-vjeçar, pjesëtar i rrjetit kriminal

29 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Elbasanit po ushtron kontrolle intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”. Shkon në 56 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij megaoperacioni.

Vihet në pranga 34-vjeçari i shpallur në kërkim, i akuzuar si pjesëtar i rrjetit kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, që u godit 3 muaj më parë.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me ata të Forcës Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bazuar në inteligjencën informative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në lagjen “Qyteti Studenti”, Tiranë, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasi E. T., 34 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

34-vjeçari akuzohet si pjesëtar i një rrjeti kriminal për prodhimin, shitjen dhe trafikimin e llojeve të ndryshme të drogave, rrjet i cili u godit nga Policia e Elbasanit, në muajin qershor të këtij viti, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”.

Vënia në pranga e këtij shtetasi e çoi në 56 numrin e shtetasve në pranga për këtë megaoperacion, gjatë të cilit janë sekuestruar sasi dhe doza të drogave të ndryshme, armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe shuma të mëdhaja parash në valuta të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VAJZA JOTE MË KA VRARË DJALIN..."/ Kërcënohet familja e Klea Gjatës, shoqe e Laert Haxhisë, mamaja: S’ka lidhje me...
Previous article AKSIDENT I PAZAKONTË/ Makina humb kontrollin në Fier dhe përfundon në….varreza (PAMJET)

s.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vranësira dhe reshje me intensitet të ulët Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë Aktualitet

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT