• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Mavraj e Hysaj e Sadiku optimistë: Mund ta fitojmë grupin
Home
Futboll

Mavraj e Hysaj e Sadiku optimistë: Mund ta fitojmë grupin

24 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Edhe pse goglat nuk u treguan shumë bujare me Shqipërinë, shorti në Lozanë nuk e ka ulur optimizmin në radhët e kuqezinjve. Disa prej protagonistëve kryesorë të skuadrës, duke nisur nga mbrojtësi Mërgim Mavraj komentuan kundërshtarët e Ligës së Kombeve, duke shfaqur besim se Kombëtarja mund ta fitojë grupin.

Mërgim Mavraj

E kemi treguar me Izraelin që jemi në një gjëndje më të mirë se ata. Kemi nje borxh që duhet ta shlyejmë. Sfida me Skocinë është një aventurë e re. Do të jetë një duel i madh dhe ashtu si në ndeshjet e tjera të mëdha, me mbeshtetjen e shqiptarëve në Britani mund t’ia dalim. Besoj se mund të arrimë fitore në të dyja ndeshjet. Është mundesi shume e madhe për ne, por edhe për kundërshtarët që kemi besoj se mund t’ia dalim. Kam një shok të ngushtë në ekip, lojtar të Izraelit. Kosova nuk ka arritur ende në nivelin tonë dhe është normale të ketë rivalë më të dobët.

Në të njëjtën gjatësi vale edhe Elseid Hysaj. Përpos besimit për vendin e parë, mbrojtësi i Napolit, i cili është padiskutim një prej yjeve më të rëndësishëm të Shqipërisë beson se skuadra do të jetë gati përballë Skocisë.

Elseid Hysaj

Tani po luajmë shumë mirë me të gjitha skuadrat, nuk ka më diferenca në paraqitjet tona, me të mëdhatë apo të voglat. Mendoj se shorti është shumë i mirë, do të punojmë fort për t’ia dalë mbanë. Izraeli e Skocia janë ekipe të forta, por kemi mundësi të mëdha të kualifikohemi. Skocia? Është pak e vështirë, kanë një stil të ndryshëm loje dhe mjaft agresiv, por mendoj se do të kemi kohë të përgatitemi dhe ta studiojmë këtë kundërshtar. Problemet me Izraelin në ndeshjen e kaluar? Nuk besoj se do të ketë sërish probleme të tilla, do të jenë ndeshje shumë të bukura.

Optimist edhe bomberi i skuadrës, Armando Sadiku, sipas të cilit pika e fort e Shqipërisë do të jetë vlerësimi maksimal i kundërshtarëve, si mënyrë për të përsëritur fitoret jashtë fushe në Izrael dhe Turqi.

Armando Sadiku

Çdo ekip është i vështirë në ditët e sotme nuk ka ekpe të lehta. Nëse do ti vlerësojmë maksimalisht të dyja ndeshjet do të kemi sukses, ashtu siç bëmë në Izrael dhe në Turqi.Shikoj gjithmonë përpara dhe shpresoj të vazhdoj të shënoj sa më shumë gola për Kombëtaren. Sa herë vesh fanellën kam një ndjesi shumë të veçantë dhe dua të ndihmoj kombin tim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Qeveria vendos, Rama: Nisim negociatat për ndërtimin e aeroportit të Vlorës
Previous article Përplasje mes prindërve për rradhën tek spitali i fëmijëve. Njëri prej tyre nxjerr armën dhe...

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT