• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JU NDALONI LUFTËN DHE ZELENSKY…”/ Lavrov, mesazh Sekretarit të Përgjithshëm të OKB pas deklaratës së Ramës në KS
Home
Botë

“JU NDALONI LUFTËN DHE ZELENSKY…”/ Lavrov, mesazh Sekretarit të Përgjithshëm të OKB pas deklaratës së Ramës në KS

22 September, 2023 s.autor Botë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka shkruar një mesazh sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres ku i kërkon të parandalojë përfshirjen e përfaqësuesve të OKB-së në nismat e politizuara për Ukrainën.

Reagimi vjen vetëm dy ditë pasi Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kundërshtoi Rusinë e cila u përpoq të ndalonte Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky të mbante fjalën ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork që u mbajt të mërkurën e 20 shtatorit 2023.

Fillimi i seancës

“Ju ndaloni luftën dhe presidenti Zelenski nuk do të mbajë fjalën” i tha Rama ambasadorit rus në sesionin me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.

Dhe duket që Rusia nuk e lë me kaq.

Në mesazhin e Ministrisë së Jashtme ruse  i bëhet apel Guterres që të mos lejojë që përfaqësuesit e strukturave të OKB-së të përfshihen në nisma të politizuara në kontekstin e krizës ukrainase. Vëmendja u përqendrua në garancitë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për t’u përmbajtur nga pjesëmarrja në iniciativa që nuk përfshijnë pjesëmarrjen e të gjitha palëve.”

Shqipëria ka presidencën e Këshillit të Sigurimit dhe kryeministri Rama drejtoi debatin në sesionin e 20 shtatorit në Këshillin e Sigurimit ku kishte ftuar dhe presidentin Volodymyr Zelensky të ishte i pranishëm. Prezenca e fizike e liderit ukrainas por dhe dhënia e fjalës pas sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres krijoi pakënaqësi tek delegacioni rus i cili replikoi me kryeministrin Rama.

Kjo, sipas mendimit të ambasadorit rus, do ta kthente seancën në një “stand-up show”, një ironi, për karrierën e mëparshme të Zelensky si komedian. Dhe gjithashtu, kjo do të dëmtonte imazhin e kreut aktual të OKB-së Por, Edi Rama, si kryeministër i Shqipërisë dhe aktualisht kryetar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk u acarua por me qetësinë, ftohtësinë e tij por dhe me ironi u shpreh.

Dëshiroj të siguroj kolegët rusë këtu dhe të gjithë të tjerët, se ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare, por një vazhdimësi e një praktike të gjatë dhe të vendosur që përputhet plotësisht me rregulloret e OKB-së” tha Rama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET DHE EMRAT/ Grabitën dhe mbajtën peng 23 emigrantë të paligjshëm në këmbim të 10 mijë eurove, 3 të arrestuar në Korçë
Previous article NDODH NË LEZHË/ U raportua si aksident, 25-vjeçari tenton të vrasë ish-kunatin duke i goditur motorin

s.autor

Postime të ngjashme

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT