• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DROGË NË KLUBET E TIRANËS/ ‘Tullumbacja’ që po ‘helmon’ të rinjtë! Gjendet lehtësisht për 300 deri në 500 lekë
Home
Aktualitet
Kronikë

DROGË NË KLUBET E TIRANËS/ ‘Tullumbacja’ që po ‘helmon’ të rinjtë! Gjendet lehtësisht për 300 deri në 500 lekë

16 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tirana, dhe jo vetëm, është kthyer në qytetin që po thith trendet e fundit të drogave mjaft të rrezikshme për shëndetin e të rinjve. Në vitin e fundit, agjentët e antidrogës janë hasur disa herë me lloje të ndryshme lëndësh narkotike që shpërndahen për herë të parë në Shqipëri, të cilat nuk diheshin se ekzistonin në tregun e paligjshëm vendas. I tillë ishte rasti i kanabisit xhelatinoz të zbuluar së fundmi në operacionin “Tempulli”, që ka alarmuar policinë të shtojë kontrollet në 12 qarqet e vendit për të zbuluar nëse ka tendencë të shitjes së saj edhe përtej Tiranës.

Por jo vetëm kanabisi xhelatinoz. Prej disa muajsh në Shqipëri qarkullon një tjetër substancë, e cila mund të gjendet fare thjesht edhe në lokale, një lloj droge që merret me tullumbace. Dukjen e ka si një fishek, por pasi hidhet në tullumbace thithet njëlloj si heliumi që ndryshon zërin. Por kjo drogë nuk është si heliumi dhe pa pasoja.
Bëhet fjalë për oksidin e azotit, për të cilin në perëndim është dhënë alarmi për pasojat që sjellë në shëndet dhe disa shtete po mendojnë masa konkrete për ta konsideruar të paligjshme.Kjo drogë tregtohet fare dukshëm në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Në këtë lokal që po shihni në këto pamje, dhe që i ka ekspozuara jashtë tij, tullumbacet si reklamë për këtë substancë, tregtohet droga e trendit të fundit. Antidroga e ka konstatuar disa herë këtë lokal, i cili këtë të shtunë ishte i mbyllur, dhe pronari është vënë dy herë në hetim në gjendje të lirë. Burime për Report Tv sqaruan se për shkak se kjo substancë nuk konsiderohet drogë e mirëfilltë, policia nuk mund të arrestojë pronarin. Në këtë lokal – mësuam – se droga tullumbace shitet 300-500 lekë copa, shumë më shtrenjtë se në qytete të tjera europiane, ku e gjen dhe me 1 euro.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se 5 herë të tjera oksidi i azotit është sekuestruar edhe në doganë, por sërish pa vlerë, pasi në mungesë të legjislacionit, malli është liruar.
Droga tullumbace njihet si gazi që të bënë vetëm për minuta për të qeshur dhe me konsumin e parë shkakton eufori, shqisat ndryshojnë, ka çorientim dhe ankthi zvogëlohet.
Mund të shkaktojë marramendje, të përziera, dhimbje koke, ndërsa në sasi shumë të larta mund të shkaktojë humbje të vetëdijes, asfiksi, rënie të presionit të gjakut, aritmi dhe vdekje nga arresti kardiak.
Blutë janë në dijeni të rreziqeve që sjellë në organizëm, por për aq kohë sa me ligj mund të tregtohet, e kanë të pamundur për të ndërhyrë. Në këtë pikë del nevoja e ndryshimeve ligjore me synim mbrojtjen e të rinjve nga kjo lloj substance e rrezikshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Biden: Agresioni rus ka shkaktuar pasoja që ndikojnë në sigurinë ushqimore
Previous article KONSUMONTE MEDIKAMENTE MJEKËSORE PRANË VARRIT TË BASHKËSHORTES/ Ndërron jetë 60-vjeçari në Mallakastër

s.autor

Postime të ngjashme

MINISTRIA E ARSIMIT PUBLIKON KALENDARIN/ Ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027 Aktualitet

MINISTRIA E ARSIMIT PUBLIKON KALENDARIN/ Ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027

EMRI/ Dyshimet për tjetërsim pronash, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër Aktualitet

EMRI/ Dyshimet për tjetërsim pronash, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër

"NËSE SHTETI NUK VEPRON..."/ Altin Meçaj denoncon dhunën dhe PARALAJMËRON para Prokurorisë së Fierit: Kam fakte Aktualitet

"NËSE SHTETI NUK VEPRON..."/ Altin Meçaj denoncon dhunën dhe PARALAJMËRON para Prokurorisë së Fierit: Kam fakte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT