• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DJEGIA E PALLATIT 10 KATËSH/ Hetime edhe për përmbushjen e standardeve të sigurisë nga ndërtuesi
Home
Aktualitet
Kronikë

DJEGIA E PALLATIT 10 KATËSH/ Hetime edhe për përmbushjen e standardeve të sigurisë nga ndërtuesi

16 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Hetimet për zjarrin në pallatin 10-katësh në kryeqytet nuk janë fokusuar vetëm për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe të përcaktimit të dëmeve, por hetimi është thelluar, pasi grupi hetimor po heton edhe nëse janë përmbushur standardet e sigurisë nga ndërtuesi i pallatit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për News24 se do të merren në pyetje nga policia ndërtuesi i pallatit Tanush Mëhillaj i firmës TBM Construction dhe inxhinieri. Ndërtuesi dhe inxhinieri do të pyeten rreth ndërtimit të pallatit, pasi nuk ishin përmbushur kushtet teknike të sigurisë dhe materiali që është përdorur për ndërtimin e fasadës nuk përmbush standardet e sigurisë në raste zjarri.
Pallati 10-katësh i përfunduar në vitin 2021 nga biznesmeni vlonjat Tanush Mëhillaj nuk kishte një sistem funksional për mbrojtjen ndaj zjarrit. Sipas banorëve herë pas herë ka pasur probleme me energjinë, pasi binte automati. Sipas banorëve të pallatit ndërtuesi ende nuk ka ardhur të kontaktojë me to për t’i dhënë sqarime se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre.

Zjarri u përhap me shpejtësi te frikshme prej një materiali të djegshëm që është përdorur nga ndërtuesi në fasadën e pallatit, e cila sipas ekspertëve ka përzierje me nënprodukte të naftës, që kanë favorizuar flakët. Grupet e ekspertëve dhe policia vijojnë punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit, si dhe vlerësimin e dëmeve, por po hetojnë me detaje edhe për mënyrën si është ndërtuar pallati dhe a i plotësonte kushtet e sigurisë. Gjithashtu inxhinierët po vlerësojnë edhe strukturën e pallatit, pasi prej më shumë se 3 orësh disa nga katet ishin nën flakë dhe mund të ketë dëmtuar kolonat e pallatit, çka mund ta bëjë që të mos plotësojë kushtet e sigurisë inxhinerike dhe del jashtë funksionit për të qenë i banueshëm.

Nga ekspertiza paraprake dyshohet se shkak i rënies së zjarrit është bërë një shkëndije elektrike. Dy ditë pas zjarrit pallati vazhdon te mbetet i rrethuar nga një perimetër sigurie. Banorët nuk u lejuan të afrohen për shkak të rrezikut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONSUMONTE MEDIKAMENTE MJEKËSORE PRANË VARRIT TË BASHKËSHORTES/ Ndërron jetë 60-vjeçari në Mallakastër
Previous article E RËNDË NË LEZHË/ Polici vetëvritet me armën e shërbimit

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Xhaxhai e kapi duke pirë cigare hashashi, i mituri e plagos me thikë

TRAFIKUAN 8.1 TON KOKAINË NGA AMERIKA LATINE DREJT EUROPËS/ SPAK dërgon për gjykim 15 persona Aktualitet

TRAFIKUAN 8.1 TON KOKAINË NGA AMERIKA LATINE DREJT EUROPËS/ SPAK dërgon për gjykim 15 persona

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT