• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOHË E VRENJTUR DHE RESHJE SHIU/ Moti në fundjavë rezervon surpriza
Home
Sociale

KOHË E VRENJTUR DHE RESHJE SHIU/ Moti në fundjavë rezervon surpriza

15 September, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Meteorologia e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak Besa Sherollari gjatë një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Top Channel, ka bërë parashikimin e motit për këtë fundjavë.

Sipas saj në fundjavë pritet që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu.

“Vendi ynë duke filluar nga dita e sotme do të jetë nën kushtet atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës dhe pasdites kryesisht në veri të vendit, përgjatë relieveve malore, do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët. Përsa i përket fundjavë do të mbetet në të njëjtat kushte meteorologjike. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës dhe pasdites do të pasohen nga reshje shiu, vetëm përgjatë relieveve malore, ndërsa pjesa tjetër e vendit nuk do të preket nga reshjet e shiut.

E njëjta situatë meteorologjike do të mbetet edhe në fillimin e javës. Përsa i përket erës, pritet të jetë kryesisht nga veri-perëndimi me një shpejtësi mesatare deri në 5-6 metra/s, por hera herës përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në jug të vendit pritet të fitojë shpejtësi deri në 8-9 metra/s, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët, i forcës 1-2 ballë”, shprehet meteorologia Sherollari.

Sipas meteorologes, ditën e shtunë dhe të diel do ketë një ulje të lehtë të temperaturave të cilat nuk do i kalojnë 31-32 gradë.

“Ditën e shtunë dhe të diel presim një ulje të lehtë të temperaturave, kjo kryesisht në vlerat e mesditës, ku pritet që termometri pritet të mos i kalojë 31 apo 32 gradë. Duke filluar nga e hëna presim një rritje të temperaturave, do jetë më e ndjeshme në vlerat e mesditës, ku pritet që termometri të shkojë deri në 33-34 gradë”, është shprehur meteorologia Besa Sherollari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU KOLEGUN BRENDA KOMISARIATIT NË TIRANË/ Dënohet me 35 vite burg Ludjan Zaimi
Previous article DETAJET/ Kush është 40-vjeçari shqiptar që u ekzekutua me 2 plumba në kokë për një vend parkimi

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 39 E PROTESTËS/ Qytetarët mblidhen në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama Aktualitet

DITA E 39 E PROTESTËS/ Qytetarët mblidhen në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

ZJARR I MADH NË MAT/ Dyshohet i qëllimshëm! Flakët përhapen me shpejtësi Aktualitet

ZJARR I MADH NË MAT/ Dyshohet i qëllimshëm! Flakët përhapen me shpejtësi

VRASJA E DY BASKETËBOLLISTËVE NË KORÇË/ Damiano Toshi drejt lirimit! Gjykata e Elbasanit e "shpëton" nga burgimi i përjetshëm Aktualitet

VRASJA E DY BASKETËBOLLISTËVE NË KORÇË/ Damiano Toshi drejt lirimit! Gjykata e Elbasanit e "shpëton" nga burgimi i përjetshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT