• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIGJVËNËSIT AMERIKANË/ Forum me drejtuesit e gjigantëve të teknologjisë për inteligjencën artificiale
Home
Nderkombetare

LIGJVËNËSIT AMERIKANË/ Forum me drejtuesit e gjigantëve të teknologjisë për inteligjencën artificiale

14 September, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Drejtuesit e kompanive më të mëdha të teknologjisë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë shefin ekzekutiv të Tesla-s, Elon Musk, atë të platformave Meta, Mark Zuckerberg dhe shefin ekzekutiv të Alphabet-it, Sundar Pichai u takuan me ligjvënësit në Kapitol të mërkurën, në një forum me dyer të mbyllura, për të diskutuar mbi kuadrin rregullator për inteligjencën artificiale.

Ligjvënësit po ballafaqohen me çështje që kanë të bëjnë me uljen e rreziqeve nga teknologjitë e reja, të cilat po përjetojnë një rritje investimesh dhe popullaritet mes përdoruesve, që prej daljes në qarkullim të aplikacionit të inteligjencës artificiale, “ChatGPT”.

“Është e rëndësishme për ne që të kemi një arbitër”, u tha zoti Musk gazetarëve, duke shtuar se ka nevojë për një autoritet rregullativ “që të garantojë që kompanitë ndërmarrin veprime që janë të sigurta dhe në interesin e përgjithshëm të publikut”.

Senatori nga Nju Xhersi, Cory Booker vlerësoi diskutimin dhe tha se të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord se “qeveria ka një rol rregullator”, por hartimi i ligjeve do të përbëjë një sfidë.

Ligjvënësit duan mbrojtje ligjore kundër rrezikut nga të ashtuquajturat “deepfakes”, siç janë videot e rreme, ndërhyrjet në zgjedhje dhe sulmet ndaj infrastrukturës kritike.

“Sot, po ndërmarrim një nismë madhore, të ndërlikuar dhe jetike: vendosjen e një baze nga politika rreth inteligjencës artificiale, për të cilën të dyja palët në Kongres bien dakord”, tha udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan, demokrati Chuck Schumer, në fjalimin e tij. “Kongresi duhet të luajë rol, pasi pa Kongresin ne as nuk mund t’i rrisim përfitimet nga inteligjenca artificiale e as t’i zvogëlojmë ato”.

Në mesin e të pranishmëve ishin shefi ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, Satya Nadella nga Microsoft-i, shefi ekzekutiv i IBM-së Arvind Krishna, Bill Gates, si dhe Presidentja e Federatës amerikane të punës dhe organizatave industriale, Liz Shuler.

Senatori Schumer, i cili kishte diskutuar me zotin Musk për inteligjencën artificiale në prill, tha se pjesëmarrësit do të diskutonin “se pse Kongresi duhet të veprojë, çfarë pyetjesh duhet të bëhen, dhe si të arrihet konsensus për inovacione të sigurta”.

Në mars, zoti Musk dhe një grup ekspertësh dhe drejtuesish të kompanive të inteligjencës artificiale kërkuan një pauzë gjashtë mujore në procesin e zhvillimit të sistemeve edhe më të fuqishme se aplikacioni GPT-4, duke iu referuar rreziqeve që mund t’i kanosen shoqërisë.

Këtë javë, Kongresi ka mbajtur tre takime të veçanta mbi inteligjencën artificiale. Presidenti i Microsoft-it, Brad Smith i tha nënkomisionit juridik të Senatit të martën se Kongresi duhet “të kërkojë masa sigurie për inteligjencën artificiale që kontrollon ose menaxhon infrastrukturën kritike.”

Senatori republikan, Josh Hawley kritikoi mbajtjen e seancës prapa dyerve të mbyllura, duke thënë se Kongresi nuk ka arritur të miratojë ligje kuptimplota rreth teknologjisë. “Nuk e kuptoj pse duhet t’i ftojmë monopolistët më të mëdhenj në botë të vijnë dhe t’i japin këshilla Kongresit se si t’i ndihmojë ata të fitojnë më shumë para”, tha zoti Hawley.

Autoritetet rregullatorë në gjithë botën po ballafaqohen me vështirësi për të hartuar rregullat që udhëzojnë përdorimin e inteligjencës artificiale, që mund të hartojë shkrime dhe krijojë imazhe, origjina artificiale e të cilave është e padiktueshme.

Kompanitë Adobe, IBM, Nvidia dhe pesë kompani të tjera thanë të martën se kanë nënshkruar një zotim mbi baza vullnetare të propozuar nga Presidenti Biden, që kërkon ndërmarrjen e disa hapave, si shenja identifikuese për përmbajtjen e gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

Zotimet, që u bënë publike në muajin korrik, synojnë që të jepet siguri që fuqia e inteligjencës artificiale të mos përdoret për qëllime shkatërrimtare. Kompanitë Google, OpenAI dhe Microsoft i nënshkruan këto zotime në korrik. Shtëpia e Bardhë aktualisht po punon për hartimin e një urdhri ekzekutiv mbi inteligjencën artificiale./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI ME KURTIN NË BRUKSEL/ Vuçiç: Bisedimet përfunduan pa sukses
Previous article DETAJET/ Arrestohet në Dubai ish-këshilltari i Xhaçkës, Amant Josifi

s.autor

Postime të ngjashme

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë Botë

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa Botë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT