• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TË DHËNAT TRONDITËSE/ Mbi 1000 raste të abuzimit seksual në kishë u zbuluan në Zvicër
Home
Nderkombetare

TË DHËNAT TRONDITËSE/ Mbi 1000 raste të abuzimit seksual në kishë u zbuluan në Zvicër

13 September, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Të paktën 1002 raste të abuzimit seksual të lidhura me Kishën Katolike u zbuluan nga historianët zviceranë. Bëhet fjalë për periudhën që nga mesi i shekullit të XX-të, deri ditët e sotme. Deri më tani janë identifikuar 510 dhunues të akuzuar dhe 921 viktima. Kjo është hera e parë që një ekip i pavarur kërkimor ka studiuar dokumente të abuzimit seksual nga arkivat e kishës në Zvicër

“Rastet që kemi identifikuar janë padyshim vetëm maja e ajsbergut. Ne supozojmë se vetëm një përqindje e vogël e rasteve janë raportuar ndonjëherë”, thanë historianët Monika Dommann dhe Marietta Meier, drejtuese të projektit

Raste të shumta abuzimi brenda Kishës Katolike janë mbajtur, mbuluar ose banalizuar. Arkiva të shumta, shtuan historianët, nuk janë analizuar ende dhe në dy dioqeza u gjetën dëshmi se dokumentet ishin shkatërruar. Rastet ndryshojnë nga shkeljet problematike të kufijve të sjelljes deri te abuzimet e rënda, sistematike dhe shumëvjeçare, thuhet në studim. Autorët ishin priftërinj, punonjës të kishës dhe anëtarë të urdhrave fetarë në Zvicër. Ata shpesh transferoheshin për të shmangur ndjekjen penale nga autoritetet laike

Në të njëjtën kohë, interesat e Kishës Katolike dhe të personaliteteve të saj u vunë përpara mirëqenies dhe sigurisë së famullitarëve, thekson studimi. Rreth 39 për qind e viktimave ishin gra dhe pothuajse 56 për qind ishin meshkuj. Pothuajse tre të katërtat ishin fëmijë ose adoleshentë. Me pak përjashtime, abuzuesit ishin burra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRMBYTJET ME MIJËRA TË VDEKUR NË LIBI/ Mesazhi i Begajt: Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin libian
Previous article SEZONI I TRIKOVE/ 5 veshje të thjeshta që duhet t’i provoni

s.autor

Postime të ngjashme

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan Botë

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan

SHBA DHE IRANI DREJT NJË MARRËVESHJE ? Memorandumi mund të nënshkruhet nga distanca brenda 24 orëve Botë

SHBA DHE IRANI DREJT NJË MARRËVESHJE ? Memorandumi mund të nënshkruhet nga distanca brenda 24 orëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT