GJKKO cakton datën 14 shtator për seancën e parë ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.
Beleri ka bërë dy kërkesa për leje të veçantë, por burgjet ia kanë refuzuar. SPAK kërkon gjykimin e Belerit për korrupsion zgjedhor, pasi sipas akuzës u kap dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit duke blerë vota.
Më 14 shtator Beleri pritet të jetë i pranishëm në seancën paraprake.


