• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Trupat ukrainase rikthejnë kontrollin e territoreve në frontet lindore dhe jugore
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Trupat ukrainase rikthejnë kontrollin e territoreve në frontet lindore dhe jugore

11 September, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Ukraina ka raportuar të hënën se trupat e saj ushtarake e kanë rikthyer kontrollin e territoreve në frontet lindore dhe jugore në kuadër të kundërofensivës kundër forcave ruse.

Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Maliar, ka thënë se forcat e Kievit kanë rimarrë rreth dy kilometra katrorë të territorit javën e kaluar rreth qytetit të shkatërruar lindor, Bahmutit, i cili kontrollohet nga ushtria ruse prej majit, pas shumë muajsh luftime.

Maliar i ka thënë televizionit ukrainas se forcat ukrainase tani e zotërojnë një pjesë të fshatit Optine në jug të qytetit Avdivka dhe kanë shënuar “sukses të pjesshëm” afër fshatit Novomaiorske në rajonin lindor Donjeck.

“Ka pasur lëvizje afër Optines, forcat ukrainase të mbrojtjes e kanë kapur një pjesë të vendbanimit”, ka thënë Maliar.

Sipas Maliarit, trupat ushtarake të Kievit i kanë çliruar 49 kilometra katrorë afër Bahmutit prej nisjes së kundërofensivës tremujore. Gjenerali i ushtrisë amerikane, Mark Milley, ka thënë se Ukrainës i kanë mbetur më pak se 30 ditë për të luftuar para se moti ta pengojë kundërofensivën.

Sipas tij, kushtet e liga të motit do t’i vështirësojnë manovrat e Ukrainës.

Ai e ka pranuar se ofensiva po zhvillohet më ngadalë sesa është pritur, mirëpo ka thënë se luftimet e ashpra janë duke vazhduar.

Sipas gjeneralit Milley ende është shumë herët për të thënë se kundërofensiva ka dështuar, mirëpo ka thënë se Ukraina është duke “përparuar me ritëm të qëndrueshëm në linjat e frontit”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA E PARË E SHKOLLËS/ Rama: Suksese në rrugëtimin e ri të dijes të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve e prindërve
Previous article DITA E PARË E SHKOLLËS/ Luiz Ejlli shoqëron fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”

s.autor

Postime të ngjashme

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë Botë

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa Botë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT