• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I G20/ “Tensionet mes nesh po përkeqësohen”, kreu i OKB: Jemi një familje e madhe, por…
Home
Botë

SAMITI I G20/ “Tensionet mes nesh po përkeqësohen”, kreu i OKB: Jemi një familje e madhe, por…

8 September, 2023 s.autor Botë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka thënë të premten se bota përballet me rrezik të konflikteve, teksa ndasitë mes vendeve po rriten.

Ai e ka bërë këtë paralajmërim pak para nisjes së samitit të grupit të 20 vendeve më të industrializuara – G20.

“Nëse jemi një familje globale – sot i ngjajmë një të tille jofunksionale”, u ka thënë Guterres gazetarëve në Nju Delhi.

“Ndasitë janë duke u rritur, tensionet po përkeqësohen dhe besimi po zhduket – dhe të gjitha këto i rrisin mundësitë për ndasi apo edhe për konfrontim”.

G20 aktualisht përbëhet nga 19 shtete dhe Bashkimi Evropian, dhe si i tillë përbën dy të tretat e popullsisë globale.

Mirëpo mospajtimet e mëdha për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe idetë se si të luftohen ndryshimet klimatike pritet ta pengojnë arritjen e ndonjë marrëveshjeje në takimin dyditor të liderëve në Nju Delhi.

“Këto ndasi do të përbënin shqetësim të madh edhe në kohët më të mira, por në rastin tonë nënkuptojnë katastrofë”, ka thënë Guterres.

“Arkitektura financiare globale është e vjetërsuar, jofunksionale dhe e padrejtë. Kërkon reformë të thellë strukturore – e njëjta mund të thuhet edhe për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Lideri kinez Xi Jinping nuk do të marrë pjesë në samit në kohën e rritjes së tensioneve tregtare dhe gjeopolitike me Shtetet e Bashkuara dhe Indinë.

Në samit nuk do të marrë pjesë as presidenti rus, Vladimir Putin, i cili përballet me fletarrestim ndërkombëtar nën dyshimet për krime lufte, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË LAPRAKË/ Shoferja fluturon mbi bordurë dhe godet makinën tjetër, ka të plagosur
Previous article EMRI DHE FOTO/ I dënuar për trafik droge, shpallet në kërkim 58-vjeçari shqiptar në Belgjikë

s.autor

Postime të ngjashme

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan Botë

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT