• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KTHYE PAS 16 MUAJSH ARRATI NGA DUBAI/ Alban Bengasi ‘dorëzohet’ sapo ish-gruaja tërhiqet nga akuzat! Avokati dha 120 mijë euro…
Home
Breaking News

U KTHYE PAS 16 MUAJSH ARRATI NGA DUBAI/ Alban Bengasi ‘dorëzohet’ sapo ish-gruaja tërhiqet nga akuzat! Avokati dha 120 mijë euro…

7 September, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Avokati Alban Bengasi i arrestuar një ditë më parë në Rinas teksa kthehej nga Dubai, pritet të dalë të premten para Gjykatës së Posaçme, për verifikimin e masës së sigurisë.

Në këtë seancë do të bëhet për herë të parë marrja në pyetje ne lidhje me akuzat pasi në momentin e zhvillimit të aksionit “plumbi i artë” i shpëtoi arrestimit duke u arratisur jashtë vendit. Me kërkesë të SPAK Gjykata e Posaçme ka vendosur në mungesë masën “arrest me burg” për Alban Bengasin, pasi akuzën “dhunë në familje” ndaj bashkëshortes Blerta Bengasi, ndodhur më datë 30.01.2020, rreth orës 11:30’, në rrugën Mihal Grameno, Tiranë.
Burime nga SPAK, thonë se avokati ka edhe akuzën e grupit të strukturuar kriminal të vrasjeve dhe krimeve të tjera me pagesë, ku bënte pjesë edhe Nuredin Dumani. Në njoftimin e publikuar në datën 11 gusht, për dërgimin e dosjes në gjyq, SPAK rendit si episod të 17 dhunën në familje të ushtruar ndaj bashkëshortes së Alban Bengasit. Ai duket se ka zgjedhur momentin kur dosja është dërguar për gjykim për tu kthyer nga Dubai ku qëndroi duke iu shmangur drejtësisë deri në këtë fazë. Burimet thonë se ky moment përkon edhe me kërkesën e bërë nga ish-gruaja e tij e cila pretendon lehtësim të pozitës së Bengasit me të cilin ka dy femijë. Sipas SPAK Blerta Bengasi, ish-bashkëshortja e avokatit Alban Bengasi, ra pre e një sulmi fizik më 31 Janar të vitit 2020 teksa qëndronte në automjetin e saj. Ajo humbi vetëdijen për të paktën 9 ditë megjithatë arriti t’i tregojë hetuesve identitetin e autorit duke thënë se ai ishte një person i moshës 28-33 vjeç, rreth 178 cm i gjatë, ezmer, flokë të errët të shkurtër. Më shumë se 3 vite pas kësaj ngjarje, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u tregoi hetuesve se porositësi i këtij sulmi ishte bashkëshorti i saj, Alban Bengasi me të cilin në atë kohë ajo ishte në proces divorci, i cili kishte paguar 120 mijë euro. Sipas Dumanit, Bengasi e donte të vdekur bashkëshorten e tij pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e tij të ngushtë. Nuredin Dumani i ka thënë grupit hetimor se personi që e ka kontaktuar fillimisht me avokatin ka qenë Festim Qoli, një nga 9 personat e arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Por të gjitha këto pretendime te Dumanit janë kuyndërshtuar nga Bengasi nepermjet avokatit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PRANONI REALITETIN"/ Ish-ambasadori i SHBA në Kosovë: Është koha që këto 5 vende të njohin Kosovën
Previous article NDODH EDHE KJO/ Shkencëtarët kinezë kanë krijuar një veshkë njeriu nga embrionet e derrit

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ Aktualitet

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin Aktualitet

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin

NGA SATELITËT TE DRONËT/ Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret Aktualitet

NGA SATELITËT TE DRONËT/ Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT