• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DRONI RUS GODITI TERRITORIN E RUMANISË/ NATO: Nuk ishte sulm i qëllimshëm
Home
Nderkombetare

DRONI RUS GODITI TERRITORIN E RUMANISË/ NATO: Nuk ishte sulm i qëllimshëm

7 September, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Rumania bën një hap prapa dhe pranon se një dron rus kishte goditur territorin e vendit, pasi më herët refuzoi të konfirmonte provat fotografike të Ukrainës, që këmbëngulte se hapësira e anëtarit të NATO-s ishte shkelur.

Të hënën, ministri i Jashtëm i Kievit, Dmitri Kuleba zbuloi se dronët rusë kishin rënë në territorin rumun gjatë një sulmi të Moskës kundër portit të Izmail në Danub. Por autoritetet rumune e përgënjeshtruan dhe thanë se sulmet kishin ndodhur shumë pranë kufirit.

Megjithatë, më vonë, ekspertë ushtarakë zbuluan se pjesë dronësh kishin rënë në fshatin Plauru, në anën rumune të lumit Danub.
Ministri i Mbrojtjes në Bukuresht, Tilvar deklaroi se kishte informuar NATO-n lidhur me atë që kujdeset ta përcaktojë si një incident, dhe jo sulm. Në një linjë reagimi i Aleancës, me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg që tha të enjten se droni në Rumani nuk kishte qenë i qëllimshëm.

“Nuk kemi ndonjë informacion që të sugjerojë sulm të qëllimshëm të Rusisë ndaj Rumanisë dhe po presim për rezultatet e hetimeve. Pavarësisht rezultatit, ajo që po shohim në fakt, janë luftime të ashpra dhe sulme ajrore pranë kufijve të NATO-s. Kemi pasur incidente të tjera në Poloni e diku tjetër, dhe po rrisim vigjilencën tonë. Po monitorojmë me kujdes atë që ndodh pranë kufijve tonë dhe po rrisimpraninë në pjesën lindore të aleancës”, tha Stoltenberg.

Sakaq, Rusia raportoi ato që dyshon të jenë sulme me dronë ukrainas në qytetin rus të Rostov-on-Don dhe pranë Moskës.  Një video e pakonfirmuar tregon atë që duket të jetë një shpërthim në qendër të Rostovit, ku sipas guvernatorit  Vasily Golubev, një person u plagos lehtë dhe disa automjete u dëmtuan.

Ukraina sakaq bëri të ditur se Zaporizhzhia u godit mëngjesin e së enjtes me armë balistike me pasojë vdekjen e një personi. Sulme shënjestruan edhe rajonin ukrainas të Odesës, duke goditur infrastrukturë civile e portuale me Kievin që njoftoi se kishte shkatërruar 25 dronë mbi Sumi dhe Odesa.

Të mërkurën 17 persona, përfshirë një fëmijë u ranë në një sulm raketor në qytetin e Kostiantinivkas në rajonin e Donetsk.

Presidenti Zelensky fajësoi Rusinë për sulmet, por shërbime të inteligjencës në Lindjen e Mesme, pohuan se në fakt raketa që goditi tregun ishte ukrainase. /

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOKUESE/ I mbyste dhe i varroste në kuzhinën e shtëpisë, arrestohet vrasësi i 10 personave
Previous article E RËNDË NË LEZHË/ Vetëvaret i dënuari në burgun e Shënkollit (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT