• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË KUKËS/ KQZ rrëzon sërish Berishën, regjistrohet PD! Celibashi: Basha kryetar, kërkesa legjitime
Home
Politikë

ZGJEDHJET NË KUKËS/ KQZ rrëzon sërish Berishën, regjistrohet PD! Celibashi: Basha kryetar, kërkesa legjitime

4 September, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sërish Sali Berishën dhe vendosi regjistrimin e Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha për përtëritjen e zgjedhjeve në Kukës. Basha konfirmohet padyshim në krye të demokratëve, ndërsa Berisha ‘dështon’ duke u përsëritur skenari i 14 majit, i cili u detyra të ‘fshihej’ pas emrit të Ilir Metës.

Edhe kësaj radhe duket se Berisha sërish do të futet në zgjedhje përmes një koalicioni me aleatin e tij, ndonëse ka të drejtë që vendimin ta anikmojë në KAS. Pavarësisht kësaj, nuk priten shumë surpriza, pasi edhe shkallët e tjera e rrëzuan Berishën më 14 maj.
Seanca u zhvillua me debate mes përfaqësuesit ligjor të PD-së, Indrit Sefës dhe atij të Rithemelimit. Ishte kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i cili i dha fund diskutimeve, duke vendosur regjistrimin e PD. Celibashi tha se Lulzim Basha është ai që ka legjitimitetin që ta paraqesë kërkesën për regjistrim, duke qenë se në regjistrin e partive partive politike rezulton kryetar i PD.“Basha ka legjitimitetin të paraqesë kërkesën për regjistrim në zgjedhje si subjekt zgjedhor. Tej çdo diskutimi, KQZ si organ administrativ e ka të pamundur nga pikëpamja ligjore që të bëjë një shqyrtim të të gjithë procesit vendimmarrës në një parti politike. Për shkak të ligjit KQZ është e detyruar ta shqyrtojë kërkesën për regjistrim thjesht dhe vetëm në aspektin formal, duke vlerësuar të gjithë dokumentacionin. E rëndësishme është dokumenti që vjen nga Gjykata e Tiranës. Është fakt i pasqyruar në një dokument zyrtar që kryetari i PD është z. Lulzim Basha dhe ky person ka të drejtën për të paraqitur kërkesën për të regjistruar PD-në si subjekt zgjedhor”, tha Celibashi.
Për këto zgjedhje forcat politike kanë pasur afat deri me datë 1 shtator për t’u regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore, ndërsa kandidatët jo më vonë se data 8 shtator. Tashmë siç dihet opozita do të shkojë e përçarë edhe në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kukësit, duke e ndarë votën mes dy kandidatëve. Emri Vata do të jetë kandidati i PD-së së Rithemelimit, kurse PD-ja zyrtare ende nuk e ka zyrtarizuar por përflitet se do të jetë Arif Rexhmati. I përzgjedhuri i Partisë Socialiste si kandidat zyrtar për kryebashkiak të Kukësit, do të jetë prefekti i qarkut të Kukësit, Albert Halilaj. Zgjedhjet e pjesshme do të mbahen pasi Safet Gjici dha dorëheqjen për shkak të video-skandalit seksual, të filmuar në zyrën e tij

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E REJA/ Vrasja e 37-vjeçares nga motra, merret në pyetje nëna: Ishte e alkoolizuar prej vitesh, na kërcënoi se do na vriste
Previous article OPERACIONET ANTIKANABIS/ Balla: Shqiptarët presin një pastrim të territorit. Ndëshkim keqbërësve...

s.autor

Postime të ngjashme

VRAU ME ÇIFTE BASHKËSHORTEN/ 55-vjeçarja ndërroi jetë në vend, pamjet nga skena e krimit në Shkodër Aktualitet

VRAU ME ÇIFTE BASHKËSHORTEN/ 55-vjeçarja ndërroi jetë në vend, pamjet nga skena e krimit në Shkodër

TRONDITET SHKODRA/ Burri vret gruan, arrestohet Aktualitet

TRONDITET SHKODRA/ Burri vret gruan, arrestohet

PAMJET NGA STRASBURGU/ ‘Protestuesit’ ndjekin dhe filmojnë deputetët e PS pranë hotelit Politikë

PAMJET NGA STRASBURGU/ ‘Protestuesit’ ndjekin dhe filmojnë deputetët e PS pranë hotelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT